Urime Vitin e Ri 2015 – Portali Lajme nga Ulqini

December 31, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Urime -gezuar-viti-ri-2015Të gjithë qytetarëve të Ulqinit si dhe gjithë shqiptarëve në mbarë botën, urime festën e Vitit të Ri 2015.

Urim të veçantë edhe për diasporën ulqinake, e cila ka qenë dhe mbetet shtylla e zhvillimit ekonomik të Ulqinit

Viti që po lëmë pas, ashtu si dhe vitet e mëparshme, për qytetarët e Uqinit nuk dalloi për rezultate pozitive. Në vitin 2015 po hyjmë me shumë çështje të pazgjedhura, politike e ekonomike me dëshirë dhe shpresë që në këtë vit të shohim hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Gjithashtu falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe lexuesit tanë të nderuar më të cilët për vite të tëra kemi ndarë lajmet dhe informacionet bashkë. Jemi krenar për të gjithë bashkëpunëtoret dhe miqtë tanë më te cilët kemi ndarë mendimet, konceptet, dhe bindjet bashkë, por, duke synuar dhe aspiruar objektivat tona për informim sa më të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Punë jo edhe e lehtë për gjithë ne, dhe shpesh herë e shoqëruar me lajmë jo edhe aq të këndshme,(siq ishin kronikat e varfërinë, ikjes se të rinjve etj),  por pa e humbur vullnetin dhe elanin për një jetë më të mirë dhe prosperuese për gjithë ne.

lajmengaulqini

Urojmë qe Viti 2015, të mos na sjellë kryelajme ikjet e të rinjve nga atdheu ynë i dashur( Kraja, Ana Malit dhe Ulqini), për të cilin aq shumë sakrifikuam. Urojmë qe 2015-ta të jetë vit i këndelljes të elitës sonë politike, e cila te ndalë në masë më te madhe korrupsionin, e të gjenerojë vende të reja pune e perfomanca më të mëdha për një zhvillim ekonomik të Ulqinit. Me respekt do ti falënderojmë për bashkëpunimin e sinqertë me publicistët e nderuar: Frank Shrelin, Gjekë Gjonaj, Muhamet Nikën, Ali Salaj, Ismet Kallaba, Esat Mehmeti, Beqir Sina,  Ismet Karamanaga, Nail Draga, Hatixhe Nelaj, Radio Elita, Sabri Salaj, Jehona Salaj, Kabineti i kryetarit të Ulqinit, Shkelqim Hoxha, Albinot Maloku, Ana Zivanoviq, Xheladin Zeneli, Haxhi Zeneli, Asllan Dibrani, Besim Toska, Mustaf Canka, Admir Gjoni e shumë të tjerë, të cilët e begatuan fjalën e bukur shqipe, duke shprehur pikëpamjet e tyre mjaft të guximshme e shumë të vërteta rreth realitetit tonë kombëtar e gjeopolitik.

Prandaj, këshillat, sugjerimet, kritikat, idetë dhe gjërat tjera që vijnë nga Lexuesi ynë, na shërbejnë si platformë mbi të cilën e bazojmë punën tonë të mëtutjeshme në informim të drejtë të opinionin për krejt çfarë ndodh në Rajonin tonë të Ulqinit.

Faleminderit Lexues për besimin që keni në ne dhe që vazhdoni të jeni mbështetës yni. Faleminderit Lexues që vazhdoni të na fuqizoni. Faleminderit, bashkëpunëtorë të Lajmeve nga Ulqini , institucione, media, kolegë gazetarë, të gjithë ju që jeni me ne, për të rrugëtuar edhe më tutje, bashkërisht drejt sukseseve.

Faleminderit të gjithëve.

Sinqerisht,

Urime Vitin e Ri 2015, shëndet, paqe dhe harmoni familjare. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne!
Gëzuar!

 

Stafi i portalit Lajme nga Ulqini