Sebastian Soza nuk do jet me ekipin e Vllaznisë në Ulqin

January 8, 2015   | Sporti / Sport

Sebastian SozaGolashënuesi më i mirë i Vllaznisë për pjesën e parë të sezonit, Sebastian Soza, do të bashkohet me ekipin në Ulqin i fundit. Sulmuesi uruguaian mësohet se do të shkojë në Mal të Zi më 10 janar, bashkë me tre lojtarë të tjerë të huaj, që priten të testohen në skuadrën shkodrane.

Pas skarcimeve të futbollistëve të huaj nga Vllaznia, Soza është i vetmi që ka mbijetuar. Sulmuesi realizoi 5 gola, teksa bëri një paraqitje gjithnjë e në rritje me fanellën kuqeblu. Ai është afruar te Vllaznia në formë huazimi nga klubi i Serisë A, Empoli.

Ky i fundit bleu kartonin e uruguaianit vetëm në SULMUESI verën e vitit të kaluar nga Palermo. Qëndrimi i Sozës ka qenë një kërkesë e vetë trajnerit Raineri.

Vllaznia do të niset sot pasdite drejt Ulqinit për të vijuar fazën përgatitore dimërore. Mirëpo, në prag të udhëtimit për në Malin e Zi, ka pasur një përplasje mes drejtuesve të klubit shkodran dhe trajnerit Baldo Raineri. Shkak është bërë përpilimi i listës së futbollistëve që do të jenë në dispozicion të stafit teknik. Nga sa mësohet, të gatshëm do të jenë një numër i konsiderueshëm lojtarësh, që mund të shkojnë në 30. Ky fakt ka tërbuar italianin, teksa burime të “Panorama Sport” tregojnë se e ka kundërshtuar menjëherë te drejtuesit. Megjithatë, një gjë e tillë duket se nuk është tërë- sisht në dorën e tij. Drejtuesit nuk ia kanë miratuar kërkesën trajnerit për të pasur në dispozicion një grup të kufizuar futbollistësh, në mënyrë që ai të punojë i qetë. Me ekipin, përveç lojtarëve që janë në kontratë, do të nisen edhe një grup të rinjsh. Bëhet fjalë për futbollistët e akademisë Vllaznia, por që në ditët në vijim numri pritet të shtohet, pasi pranë skuadrës do të vijnë në provë disa lojtarë të huaj e kosovarë. Kjo pritet të shtojë natyrshëm edhe shpenzimet që klubi do të bëjë gjatë kësaj faze përgatitore. Megjithatë, ardhjet për provë do të jenë në varësi të kërkesave të klubit. Drejtuesit do të shikojnë mundësinë e afrimit të emrave cilësorë.

Financat Është gjetur gjuha e përbashkët për rrogat e lojtarëve te Vllaznia. Kështu, sot lojtarët do të likuidohen me pagën e tetorit, e cila do të kalojë në llogaritë bankare, ndërsa klubi ka premtuar se në mesjavën e ardhshme do të derdhë në bankë edhe rrogën e nëntorit. Drejtuesit kanë bërë maksimumin e mundshëm, në mënyrë që lojtarët të marrin atë që u takon para startit të fazës përgatitore. Në këtë pjesë të dytë të sezonit, ana financiare nuk do të jetë një pengesë për Vllazninë, pasi buxheti do të jetë mujor dhe në vartësi të shpenzimeve që do të planifikohen. Klubi ka garantuar lojtarët për korrektësi deri në fund të sezonit.

Panorama Sport