Gold AG: Islami nuk lejon aktet terroriste – Video

January 10, 2015   | Lajmet / Vijesti

Gold AG-Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka deklaruar në emisionin Zonë e Lirë se aktet terroriste që kanë ndodhur në Paris nuk lejohet nga feja të cilës ai edhe i këndon – islami. Ai foli edhe për Alma Lamën dhe për të tjerë personazhe që i përmendi në “Shqiptar 2”.

Gold AG, i pyetur për aktet terroriste në Paris ku dy terroristë nën thirrjet islame kanë vrarë 12 persona të revistës satirike “Charlie Hebdo” që ironizonin me fenë islame, tha se pa marrë parasysh atë që ka ndodhur dhe rrethanat, feja islame nuk e lejon atë gjë.

“Nuk e di sakt çka ka ndodhur, por një gjë e di: vrasjet nuk i lejon assesi feja Islame”, theksoi Gold AG duke komentuar ngjarjet në Paris.

Ai foli edhe për Alma Lamën dhe për një medium me të cilin ka pasur konflikt reperi.

“Alma Lama, nuk kam asgjë kundër saj. Ajo ka bërë edhe padi kundër meje në polici. Nuk kam asgjë kundër saj, përveç faktit që u thotë arabë atyre që kanë mjekrra dhe nënave që bartin shamia. Edhe nëna ime ka shami, por ajo është shqiptare”.

“Po kam sharë edhe atë gazetën, ata janë më rrencat në botë. Tentojnë që në krah timin të përfitojnë duke më fyer, e ju e dini se nëse ka diçka keq për mua duhet të botohet nëpër gazeta, por së pari duhet që të merren informata për atë person”, deklaroi Gold AG në Zonë e Lirë.

Kënga “Shqiptar 2” që nxiti shumë polemika ka arritur 2 milionë klikime. /Telegrafi/

GazetaExpressTV