Përse qahet opozita rreth çmimit të tokës që bënë komuna – Gjeka

January 10, 2015   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika

Përse qahet opozita rreth çmimit të tokës që bënë komuna – Gjeka

Rasti i Parkut Ujor në Shtoj.

Akva Park Ulcinj-2

“…Ke paralajmëruar tema shumë interesante në portale, për konflikt të shtetit, komunës dhe dilerave të bankav rreth shitjes së Shtojit etj .Me zi po pres të dalin, më tha njëri…,?! Por ruaju prej këtyre të fundit se dinë me ta fut ndonjë flakaresh, e jo gjë më tepër, nga se nuk janë trima..”?

Ndërsa unë pa u hamendur fare – shtova ,po të ishte që puna të zgjidhej vetëm me flakaresha , atë herë këta që po mi thua, ata moti do t’ia kishin krisur njëri-tjetrit , në vend se mua! Sepse sot, në radhë të parë,si duket, këta , janë të rrezikuar nga bankat për kredi të dhëna të para do kohëve në blerje të pronave private në Shtoj e gjetkë me qëllim të ndërrimit të destinimit. Këto të fundit- bankat, me sa duket kanë filluar e i “reketirasin” me prokurori e gjykata, nga se u duket që po pasurohen me paratë e tyre të cilat i morën nga banka kryesore malazeze. Mendojmë në kontratat e nënshkruara, ku me siguri u zotuan para tyre,   se   në bazë të lidhjeve të cilat kishin poshtë e lartë do të arrinin të ndërronin destinimin e tokave duke rritur e majmur çmimin e tyre si të urbanizuara në vend të statusit që kishin si toka bujqësore .

Por ja që punët gjithherë nuk shkojnë dhjamë…?! Po shohim që kësaj radhe në treg ka dalë edhe komuna, që është kah shet tokë , shumë më lirë se ata. Dhe tashti , po plotësojmë se vetëm me akva park, në Shtoj, kuvendi ,dilerave iu hoqi nga dora 7 milionë euro, ku për çudi, vetë e kishin shumicën…?!!! Thënë thjeshtë: përshtypja ime është që ata , në këto momente, janë kah humbin ndoshta edhe “ lizingun” e vet , në se nuk respektojnë afatet.

Gjithashtu ceka, se në këto raste, mund të ketë dalë, më i mençur, ndonjë sekser i thjeshtë tokash në Shtoj , Mal të Bardh e Pinjesh, i cili ishte më i matur dhe përmes shërbimit të gjeometrave, mund të ketë shitur sipërfaqe të tëra toke të komunës ose të qytetarëve, me një përqindje rrezikshmërie më të vogël, duke garantuar vetëm me fjalë e jo me shkrim në bazë të ndonjë garancioni me gojë të ndonjë zyrtari i klasës së dytë …?!!!

Me këtë edhe ai ishte dakord e pohoj me krye- sepse ishte vetë njëri prej tyre(sekserëve të imtë)?!!! KY ËSHTË EDHE PROBLEMI KRYESOR…?!!!

Selim Resulbegovic_Nazif Cungu

Nëse mirë shikojmë këtë fotografi?!

Nëse mirë shikojmë këtë fotografi vërejmë që shënon momentin kur S.   Resulbegu ia uron zgjedhjen në postin e kryetarit të komunës –N. Cungut, në vitin 2011, kurse pas Selimit , shihet gazetari Canga?!!! Ky i fundit, po më kujton një gazetarë të Si-en-enit, që ish anëtarësuar në shoqëritë e fshehta të pasanikëve amerikanë, si ajo me Rrok Felerin etj, të cilët punojnë për rendin e ri botëror( një shtet , një qeveri botërore, me të cilën pritet të sundojnë të pasurit ) ?!!!

Kjo ndeje , sipas neve, nuk mund të quhet krejt e rastësishme , si ajo te Darka e Budallenjve në filmin bestseler..?!! Sipas neve-dy të palët e fotografisë, ishin politikanët e vitit sepse për qëllime të veta , menaxhuan si duhet konfliktin brenda Udsh-së dhe DPS-it: Gjeka – Hajdinaga   e Shkreli…?!

Por duke qenë numerikisht më të pakët ( brenda lloji- si biznesmenë e sekserë bankash), pritej të ndodhte siç ndodhi- konflikti, pasi u instaluan në pushtet.

Personalisht këtë e prisja, sepse mbi bazën e “ kompleksit të tyre numërik..”që qëllim dhe hall të përbashkët kishin çlirimin e tyre nga barrierat administrative rreth tokave të blera për shitje, pas evitimit të barrierave, përplasja ishte i pa evitueshëm.

-Po të kish blerës nuk do të kish krizë, mirëpo kur ata mungojnë atëherë ajo fillon.

Kush e krijoi krizën në pushtetin e kaluar Cungu –Gjeka, apo Cungu –Resulbegu?!!

Nëse në krizën e parë të trekëndëshit: Hajdinaga – Gjeka e Shkreli, fitoi Cungu , atëherë kësaj radhe pas prishjes së miqve Cungu e Resulbegu, që ngjau shumë shpejt i ra të fitojë Gjeka.

Madje u pa se ai këtë konflikt e shikonte nga distanca- prej së largu- sa që dhe  në emisioni ballafaques në prag të zgjedhjeve lokale të liderëve në Teve TEUTË, e injoroi fare , duke mos shkuar .

Në emision, nënkryetari Resulbegu, kish grumbulluar fakte komprometuese për Cungun si kryetar komune- rasti i urbanizimit të Shasit, që e bëri Cungun të ftojë prokurorinë e kjo sipas ligjit nënkuptonte humbjen e të drejtës për tu kandiduar si kryetar nëse ngrehet –siç po duket aktakuza?!!! Andaj edhe Canga si pjesë e kësaj loje , shohim që raporton në mënyrë pompoze për” lëndë(a)n e Cungut niset për Podgoricë, duke krijuar atmosferë funebër , si kur të ishte fjala, për eshtrat e mbretit Nikollë , kur “ u nisën për Podgoricë nga Franca”..?!!!

(vazhdon),

A po e merr uji i akva parkut të Shtojit edhe këtë koalicion shqiptarë të radhës në Ulqin – Ne themi se po ?!!!