Hashim Thaçit i anulohet fjalimi në Mal të Zi?

January 14, 2015   | Opinione

Ashton-Dacic-ThaciVizita e parë zyrtare në Mal të Zi e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkaktuar reagime të shumta tek opinioni malazez, ndërsa për arsye sigurie është anuluar fjalimi rreth integrimit në NATO që ishte planifikuar për ditën e nesërme, raportojnë mediat e Podgoricës.

“Është vlerësuar se ky do të ishte një shkas për të shprehur pakënaqësinë qytetarëve me rastin e vizitës së Thaçit, kështu që kjo ide është hedhur poshtë”, tha një burim për “Dnevnik”, transmeton Telegrafi.

Shoqata të shumta të refugjatëve kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta në Podgoricë duke kërkuar anulimin e ardhjes së zëvendëskryeministrit kosovar, Thaçi, për shkak të mungesës së të drejtave të malazezëve në Kosovë, por edhe pamundësinë e kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Kujtojmë se javë më parë ministrit Thaçi ka paralajmëruar një turne vizitor në vendet e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/