Aksion humanitar në ndihmë familjes Veliq në gjendje të rëndë në Millë – Video + Foto

January 16, 2015   | Intervista / Intervju

Aktivitetet e shoqates Beriqeti-UlqinKeshilli i Bashkesise islame ne Ulqin ne bashkepunim me Keshillin e Bashkesise islame ne Bijello Pole kane ndermarre aksion humanitar ne permiresimin e kushteve te jeteses se qytetares sone Diba Ibroviq Veliq ne Mille. KBI nga Bijello Polje ka derguar mjeshtrat profesioniste ndersa KBI ne Ulqin ka dhene ndihme ne te holla permes Shoqates se saj humanitare “Bereqeti” te udhehequr nga imami Mirsad ef. Mucaj. Ketij aksioni shpejt i’u jane bashkuar edhe qytetare te tjere te cilet kane ofruar ndihme ne baze te mundesise se tyre. Vlen te theksohet se kompanija “Gradja Commerce”  ka ofruat mjetet sanitare ndersa kompanija Zanussi ka ofruar mobilje shtepiake, raporton Portali islam-ul.com.

Aksion humanitar në ndihmë familjes Veliq-Mille

Bashkësia islame e Bijello Poles dhe Bashkësia islame  e Ulqinit, nëpërmjet organizatës së vet humanitare “Bereqeti”, kanë filluar sot rikonstruktimin komplet të shtëpisë së vjetër të kësaj familje ulqinake, raporton Ul.info.
YouTube Preview Image
Dhjetë punëtorë do të përfundojnë rikonstruktimin e shtëpisë, do të ndërtojnë pullazin e ri dhe hapësirat sanitare.

Organizata humanitare “Bereqeti” nga Ulqini në bashkëpunim me Fondin humanitar “Hilal” nga Bijelo Pole, ka përfunduar dje aksionin e rinovimit të tërësishëm të shtëpisë së familjes Veliq, në fshatin Millë, në komunë të Ulqinit.

Në shtëpizën (barakën) e vjetër, ku shiu pikonte, pa banjë dhe kushte esenciale për jetë, jeton nëna Dilba me djalin Xhaferrin.

Aktivistët e “Hilalit” iu përgjigjen ftesës nga Ulqini, kështu që dhjetë mjeshtër të zanateve të ndryshme (muratorë, mjeshtër të pllakave qeramike, të ujit, mekanikë elektrikë) nga Bijelo Pole mbas pesë ditësh punë, me përkrahjen e njerëzve të mirë, kanë ndërtuar praktikisht shtëpi të re për familjen Veliq.

Kjo është dhurata më e bukur për vit të ri për Dilbën dhe Xhaferin, e për të gjithë neve ftesë që akoma më fuqishëm të tregojmë solidaritetin me të gjithë ato që ju nevojitet ndihma.

Në inervistën e Hatixhe Nelaj për TV Teuta

YouTube Preview Image