20 mijë euro për OJQ-të e Ulqinit – Video

January 17, 2015   | Shoqëria / Društvo

Aloshi-Hatixhe-NelajDitën e hënë me 19 janar mbyllet konkursi për ndarjen e mjeteve Shoqatave joqeveritare për vitin 2014 , i cili është hapur me 19 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Portali Tv Teuta.me.

Gjer më tani në Byronë për qytetarë kanë arritur rreth 20 aplikime që në krahasim me vitin e kaluar është një numër më i vogël i të interesuarve-shprehet sekretari i sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore ,-Ahmet Aloshi, duke shtuar që përfundimisht për numrin e saktë të projekteve, do të dihet me 19 janar kurë edhe është data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve .

Të interesuarit për të aplikuar kanë hasur në probleme gjatë tentimit të marrjes së formularëve nga sajti i komunës, plot 12 ditë kjo rubrikë ishte e bllokuar,dhe nuk hapej dokumenti, por në të njëjtën kohë është krijuar edhe huti sepse ekzistojnë dy sajte të komunës, sajti i vjetër ku janë të vendosur formularët, por në të njëjtën kohë janë vendosur edhe në sajtin e ri  që është funksional, në krahasim me atë të parin.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në komunën e Ulqinit. Shuma që është e paraparë për OJQ është 20 mijë euro.

YouTube Preview Image