Realizimi i praktikes profesinale në hotelin Mediteran Ulqin ju mundeson Becovic Management Group

January 17, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Realizimi i praktikes profesinale në hotelin Mediteran UlqinKompania Amerikane Becovic Management Group mundeson studenteve realizimin e “Praktikes Profesionale 2015” në hotelin Mediteran Ulqin

Arsimimi është fusha më e rëndësishme për investime që ende duhet të bëhen në Ulqin, Mal të Zi. Studentet e ardheshem duhet të mësojne më shumë, se vetëm me arsimim të mirëfilltë arrihet gjithçka. Që ne të bëhemi pjesë e tregut global, duke qenë konkurentë të denjë të kërkesave që vinë nga këto tregje, duhet të ecim me hapa shumë të shpejtë, dhe për sa i përket kësaj duhet të investojmë shumë dhe në drejtim të arsimit, teknologjisë, informacionit e komunikimit, dhe jo vetëm në infrastrukturë por edhe në burime njerëzore.

Me mbeshtetjen e entit për punesim në Ulqin, u realizu programi shtetëror i aftësimit profesional, I cili ketë vit në hotelin tonë rezultoi me 15 kandidatë. Aftesimi profesional do të realizohet në katër fasha të cilat do të ndjeken në menyrë profesionale nga stafi i hotelit dhe mentoret do të jenë: znj.Edita Hadroviq (Menaxhere e Financave), z.Ibro Kocan (Menaxheri I Shitjeve), znj.Suzana Muja (Menaxhere e Marketingut) dhe z.Rajko Filipoviq (Sektori i Drejtesise).
Realizimi i praktikes profesinale në hotelin Mediteran Ulqin-1
Drejtori i Hotelit z.Selatin Gjelosheviq pershëndeti kandidatët e ri, duke ju dëshiruar sukses dhe ndër të tjera pasqyroi dhe rezultatet e vitit 2014 të realizuar nga kandidatët e kalaur, ndër të tjera përmendi ,“Panairi I Punes” i cili ishte i pari panair I këtij lloji në Ulqin dhe i cili do të vazhdojë të realizohet me mbeshtetjen ekskluzive të Hotelit Mediteran , “Mengjeset te Bunë” të cilat promovuan natyrën unike dhe zbulaun një horizont të ri në fushën e shërbimit, “Ekskurzionet Lokale” të cilat sollën për mysafiret një eksperiencë të re në Ulqin , e të tjera projekte Në fund në vecanti theksoi punesimin e kandidates znj.Besarta Mehani ne pozicionin “Mbikqyrse e Cilesise se Sherbimit”, dhe i ftoi kandidatët të ndjekin shembullin e mirë.

Kompania Amerikane, Becovic Management Group beson që mbështetja e këtyre studentëve dhe stafeve akademike për të promovuar perkrahje është mënyra më e mirë për të përmirësuar qasjen e përgjithshme ndaj së ardhmes, për përmirësimin e inputeve, teknologjisë, tregjeve, kapitalit dhe ekspertizës. Pjesë e punës sonë është edhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme arsimore, për forcimin e partneritetit publik privat, dhe në këtë kuadër jemi të angazhuar të bashkëpunojmë me biznesin, e, së bashku, të bëhemi iniciatorë të një procesi gjithëpërfshirës në të mirë të zhvillimit dhe progresit të vendit. Urojme qe edhe te tjere te ndjekin shembullin tone, dhe pamvarsisht se ne cilin subjekt realizohet aftesimi profesiona, eshtë e rëndesishme qe ne të perceptojme rëndesine dhe rikthimin e këtyre burimeve njerzore në të mirë të qytetit.
Realizimi i praktikes profesinale në hotelin Mediteran Ulqin-2
Foto, Kandidatet e Praktikes Profesionale 2015 : Angjela Palevic, Damir Abazovic, Danica Markovic, Haxhere Jahovic, Aldin Lavrovic, Zamira Dragovic, Miliha Velic, Mirjana Kandic, Sanja Jancic, Besarta Haxhimiratovic, Marija Pavlovic, Ivana Tadic, Ardijan Osmani, Mirsad Sabovic dhe Armend Kasneci.