Nimanbegu priti në takim Ministrin Suad Numanoviq – Video

January 19, 2015   | Reportazh / Reportaža

Numanovic-Nimanbegu

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

 ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

 

Nr.4 / 15

Ulqin, me  19.01.2015

 

Kumtesë për Opinion

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi z. Genci Nimanbegu priti në takim Ministrin për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq, me bashpunëtorët e tij.

Pasi që z. Nimanbegu i uroj mirëseardhje Ministrit për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq, në vazhdim u fokusuan në trajtimin e temave shumë të rëndësishme në përgjithësi ndërsa në veçanti tema që i përkasin situatës politike dhe pozitës së shqipëtarëve në Mal të Zi, konkretisht :

 

Realizimi i Marrëveshjes të nënshkruara (Memorandumet) me Universitetin e Malit të Zi dhe Drejtorisë së burimeve njerëzore,Problemet e Asimit në gjuhën shqipe si dhe për situatën finansiare   të KKSH-së,

 

Pas një analize të gjithanëshme u dakorduan se është e nevojshme për një angazhim më të madh për implementimin në shkallë më të gjërë të Memorandumeve të nënshkruara në mes Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Universitetit të Malit të Zi dhe Këshillave Nacionale dhe Memorandumit të nënshkruar në mes të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Drejtorisë së burimeve njerëzore dhe Këshillave Nacionale të nënshkruar prej qershorit të vitit 2014.

 

Sa i përket arsimit në gjuhën shqipe Kryetari Nimanbegu ia rikujtoj edhe njëherë Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq , që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi janë evidente me të cilat në kohë janë njoftuar të gjithë faktorët relevantë përgjegjës në Malin e Zi dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme duke ritheksuar se gjuha shqipe ka specifikat e veçanta në krahasim me gjuhët e pakicave tjera në Mal të Zi. Për këtë gjendje të arsimit në gjuhën shqipe e njoftoj edhe me paknaqësinë e prindërve shqiptarë të cilët ndihen të diskriminuar.

Suad-Numanovic-Genci-Nimanbegu

 

Përveç tjerash u dakorduan që bashkarisht duhet të angazhohen në regjistrimin e studentëve shqiptarë në studimet posdiplomike.

 

Sa i përket financave është e tepërt të flitet përderisa vihet në pikëpyetje funksionimi i KKSH-së.

 

Ministri z. Numanoviq, u pajtua me të gjitha problemet e parashtruara nga Kryetari i KKSH-së z. Genci Nimanbegu dhe u zotua në angazhimin më të madh për implementimin e Memorandumeve dhe avansimin e tyre, në regjistrimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Malit të Zi.

Gjithashtu në lidhje me problemet e arsimit u vendos që mbahet mbledhje e përbashkët me Entin e botimit të teksteve dhe Entit te shkollave .

 

Shërbimi për informim i KKSH

 
YouTube Preview Image