Nika: Kontrata për Kinobahçe – jo 6, por 9mijë euro?!!! – Video

January 21, 2015   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Pasi edhe portali Ul Info, po duket në emër të “objektivitetit”, që ai di “si bëhet….”, duke mos qenë maskara i fjalës së shkruar?!!!, po merret me çështjen e restitucionit të kinemasë verore dhe solli për opinion një pjesë të kontratës, por jo edhe aneksin e saj , me siguri jo pa qëllim , dhe ne jo pa qëllim, po e lëmë të bëjë punën e vet?!!! Shtojmë se tash për shkrimin e paralajmëruar na mbetët të hyjmë direkt në ngjarje. Për ato që nuk janë sipërfaqësor, po them se disa nga uzurpantët patën ngritur edhe akuzë ndaj meje në prokurori e cila u gjuajt në kosh…?!!!

Gjendja në Kinobahçe , viti 2005 –pamja e parë

Kino-Bashta-Gjendja në 2005-Ulqin

Prej të gjithë objekteve të shtëpisë së kulturës, objekti i kinemasë verore ishte më i dëmtuari në mënyrë drastike. Për ta sjellë atë , në gjendje optimale dhe funksionimi, isha i detyruar ta pranoj situatën ekzistuese dhe mu desh që të konstatoj prishjen e paisjeve, duke ngritur një komision për çregjistrim dhe asgjësim nga dokumentacioni i qendrës për inventar të pasurisë. Gjendjen e gjetur e dëshmojnë fotografitë 1,2,3,4……
Kësaj gjendje i kishin kontribuar edhe ish qiramarrësit, që kishin dëmtuar paisjet dhe hapësirat. Ndërsa duke shikuar në dokumentacionin e qendrës , nuk kam hetuar që në fund të sezonit turistikë ishin bërë me tadorëzim pranimet e hapësirave . Të tillët si shihet me vite nuk kishin paguar rrymën sipas kontratave për qiramarrje dhe se kërkesat e borxhit për këtë objekt në vitin 2005 ishin 5000 e….?!!!

Pamja e dytë skica e kinemasë me sipërfaqet e uzurpuar të shënuara me të kuqe ?!!!

Hapsira-Kino-Bashta-e-uzurpuar-Ulqin
Tjetër ia vlen të thuhet se procesi i grabitjes, për momentin, i sipërfaqeve të objekti, me kalimin e bartjes edhe të së drejtës së pronësisë në persona fizikë dhe juridikë ishte një rrethanë tjetër shqetësuese e kohës. Dhe gjithë kjo vështirësonte gjendjen që shtëpia e kulturës të realizonte të drejtat e veta mbi këtë objekt. Për këtë shih skicë e paraqitur- Sipërfaqet e shënuara me të kuqe shënojnë grabitjet e pjesshme të saja. Është interesant se si e gjithë kjo kishte mbetur e pa hetuar nga drejtoria e qendrës dhe mbrojtësit e komunës. Në lidhje me këtë , Këshilli Drejtues , në mbledhjen e mbajtur ,më 20.04.2005 njoftonte -obligonte kuvendin- komunën, dhe i sugjeronte kryetarit të nisë proces gjyqësor ndaj grabitësve nga mbrojtësit e komunës, ose drejtori i qendrës të angazhonte mbrojte të sipërfaqeve të grabitura. Mirëpo kryetari i tij nuk e shtroi këtë çështje kurrë në kuvend, por të kundërtën, i hapi front Qendrës..?!.

Kino-Bashta-Ulqin
Kështu, në parcelën kadastrale që përfshinte kinobashta ishte formuar parcelë e re kadastrale, si puna e kësaj në hyrje të kinemasë në emër të Vllado Ivanoviqit shih edhe trekëndëshin në fotografinë e parë?! Kurse nga ana veri-perëndimore e saj Shuquri Karamanaga, kishte bërë të vetat hapësirat sanitare , për të cilat dëshmitarët thonë se ato kishin shërbyer si të tilla për artistat e skenës që normalisht nuk kryenin nevojat aty ku e kryente publiku.
Gjithashtu duhet shtuar se edhe Jusuf Misherri, cili kish blerë” Pivnicën” nga Rivjera e Ulqinit- dikur depo e materialit filmik, kish ngritur padi , ngase i ishin rritur ambiciet për të dalë edhe në kat të kinemasë dhe kish siguruar një dëshmi të rrejshme që lart pivnicës ekzistonte një dhomë në kat?!!, Por që kjo u hodh poshtë nga Drejtoria e Katastrirt sipas edhe ankesës time. Në seancën gjyqësore , pata deklaruar edhe se ai e kish blerë atë në mënyrë të pa ligjshme , nga se Rivjera e Ulqinit , nuk ka mundur të shes diçka që e kish të marrë me qira nga komuna. Kurse ai vet në procesin e blerjes së lokalit, prej Rivjerës , kish qenë në konflikt të interesit sepse kish qëlluar sekretar i saj …?!!!!Dhe se deri sa kish qenë ky proces i pa zgjidhur e ndaluam , procesin e dekorimit të kinobashtës, në aspektin horizontal që është punë e lejuar me ligj.
Për të thënë të vërtetën – kinobahçja, edhe viteve të më pashme ish dhënë me qira e të cilën, gjoja e shfrytëzonin , punëtorët e qendrës, që gjoja kishin përparësi gjatë konkursit dhe atë më pas ia jepnin personave të tretë pa dijen e Këshillit Drejtues , i cili ose nuk mblidhej ose nuk funksiononte. Kështu për shembull gjatë vitit 2002, ajo gjoja edhe përmes konkursit u dha për 3000 euro . Kurse e drejta e qirasë shpesh bëhej edhe me të drejtën e muskujve…?!Për gjithë këtë, duke injoruar haptas shantazhet në vitin 2003 pasi më dështoi tenderi dhe një letër qarkore dërguar “ Ubës”, për vënien e saj në funksion, kinemaja nuk punoi. Vitin tjetër sërish u hap konkursi, dhe sërish u lajmëruan shfrytëzuesit e më parshëm. Çmimi fillestar ishte 75ooo euro përfundoi në 17 mijë e. Atëherë, pas tërheqes së konkurruesit të parë, dhe sezona kish filluar, iu dha ish shfrytëzuesit që duhej të paguante jo më 3000 e, por 75000 e. Ai fillimisht pagoi 4mijë euro, por në fund të sezonit , mbeti borxh edhe 4 mijë euro. Kuptohet që vitin e ardhshëm pasi kish qenë jo serioz nuk iu dha e drejta e shfrytëzimit , duke iu dhënë në shfrytëzim me vendim të Këshillit Drejtues, atyre që në licitacionin paraprak ishin tërhequr.

Ja edhe projekti ideor se si do të dukej një kinema moderne, të inicuar nga ne në atë kohë.

Kjo kinema shikuar nga deti , të krijon përshtypjen e një anijeje që ka qitë spirancën në ranë, poshtë saj parashiheshin 9 objekte afariste për një kinema moderne, ndërsa pullazi i saj është lëvizës….?!!!! Dhe në fund po shtoi, derisa isha kryetar parlamenti, për 4 vite nuk kam lejuar të nënshkruhen kontrata të reja , kami ndarë 80mijë euro për meremetim dhe kemi nxjerr planin detal urbanistik të sajin . ..?!!

Kino-Bashta-projekti  ideor se si do të dukej një kinema moderne-Ulqin

Muhamet Nika
YouTube Preview Image