Intervistë me producentin shqiptar të filmit në SHBA, Valdet Kraja

January 25, 2015   | Bota, Lajmet / Vijesti

Valdet-KrajaProducenti Valdet Kraja me prejardhje nga Kraja e Ulqinit, por që jeton në New York të SHBA-së, tashmë ka vendosur të realizoj një film të ri për Skënderbeun ndryshe nga filmi i më parshëm.

“Unë e di që filmi Skenderbeu është bërë më parë, por aty nuk ka asgjë të veçantë përveç se fitoreve dhe bashkimit, ndërsa këtu do e shihni komplet jetën e një luftëtari i shekullit 14 thot mes tjerash producenti Kraja.

Por për realzimin e këktij filmi ai ka gjetur një bashkëpunim të mirë me regjorin Valton Jakupi.

Për më gjërësisht mund të e lexoni intervsistën  ekskluzive dhënë Lugina Press

Valdet-Kraja-1

Lugina Press: Fillimisht për lexuesit e Lugina Press na tregoni shkurtimisht në pika të shkurtëra kush është Valdet Kraja ?

Valdet Kraja: Quhem Valdet Gjecbritaj Kraja, jam i lindur në Krajë. Unë e quaj Kraja e Shkodrës, sepse nga dëshira ime e madhe që një dit të jemi të gjithë bashkë, por kjo është dëshirë e madhe për të gjithë sepse , sepse nuk jetohet të ndarë, as dy Gjermanitë nuk kanë jetuar të nëdarë, e përse ne të jetojmë të ndarë.
Kraja ka një bukuri të veçantë, sidomos liqenin e Shkodrës, por unë jam nga Mehalla apo Lagja “ Gjecbritaj”.
Jam rritur në një familje, që i kanë kushtuar shum edukatës familjare, kam pasur një fat të madhë që të gjith komshit apo të afërmit e mi, i kanë quajtur familje, apo i kanë konsideruar si familje.
Çdo histori , apo jeta e keqe, dhe mosbesimi tek njerzit politikanët, apo “okupatorët” sllav, ka qenë detyrimi, shkaku që ne të marrim rrugën e migrimit.
Faktikisht familja ime, babi dhe nëna i kam pasur gjithmonë në një mbështetje, dhe kurrë nuk më kanë lërë të hjeki keq, edhe kështu filloj jeta ime në emigrim të SHBA-ve, me seli në Neë York.
Dita më e zezë, e jetes sime , ka qenë kur unë atë ditë dola nga shtëpia së bashku me nënën time, sepse babai kishte emigruar më parë në SHBA, në Neë York dhe atë ditë nuk kam për ta harruarr kurr , gjithë ata njerëz , komshit, farefisi im, duke më përcjellur me lotë, sepse nuk e kanë besuar se unë apo familja ime do emigronte, sepse babai im e kishte një punë në shtetin jugosllav, si marinar, por kjo ishte dita ime e fillimit të një jete të re.

Lugina Press: Ju keni studiuar në Neë York na thuani pak më shumë për jetën shkollore në këtë vend?

Valdet Kraja: Mbasi arrita në Neë York , nuk kam filluar menjëherë studimet sepse fillimi ishte shumë i vështirë edhe pse unë kisha emigruar me të gjitha të drejtat, sepse bëja bashkim familjar, domethënë shkova me dokumente, por unë gjithmonë e kam pasur dëshirën time, që nuk e kam shprehur kurr, për filmin, apo Artin Mediatik.
Gjithmon kam qenë krijues, edhe i devotshëm për filmin, mbasi i rregullova të gjitha këndet apo financimin , edhe mbasi të gjithë familja ime u rregullua në Neë York, atëherë fillova hulumtin tim për filmin kur aplikova tek „Neë York Film Academy“, apo shqip „Akedmia e Filmit“ , sepse shkolla ime gjindet në Neë York , por selija kryesore është në Hollyëood CA.
Jeta e një studenti si unë, për filmin , nëse e ke me gjith zemër, edhe pasion, nuk është e vështirë, por i ka edhe ato ditët e veta, sepse unë punoj edhe studjoj, edhe koha është limite, pra nuk kam kohë shum për vete apo private sepse çdo herë janë projekte shkollore, shumë detyra, shum obligime, edhe merrem shumë me projektin tim që kam filluar , që kam një skuadër do thosha të fort, një përkrahje të fort, me shokun tim profesional , që unë kisha kënaqësi që e njoftova, Valton Jakupin edhe shokun tim të shkollës Regjisorin Redi Hoxhamllari nga Shqipëria.
Shkolla është shum e shtrenjtë, kushton shumë prandaj duhet të jesh apo ta marresh me shum seriozitet, edhe besoj në vete në radhë të parë, edhe do ja dalësh mbanë. Por në përgjithësi është shumë e vështirë sepse , për një shqiptar siç jam unë nuk është e lehtë.

Lugina Press: Çfarë ju shtyri të studioni profesionin e Producentit të filmit?

Valdet Kraja: Pruducenti është vegla kryesore e filmit, pa producent nuk ka film, sepse prudecenti është ai që e sjell në realitet një vepër, apo histori. Ndaj unë gjithmonë kam pasur dëshirë të tregoj një histori, apo realitet që ka ndodhur dikur apo në jetë që jam rritur.
Unë për aktor nuk them që nuk kam pasur pasion, po kam pasur por më tepër kam qenë energjetik për të krijuar atë vepër apo film, nga e para.
Producenti jep përgjigje për çdo gjë, ai është kryesori që e zgjedh skuadrën apo TEAM, duke ja filluar nga regjisori( Director), aktorët( Actor, Actress) , asistentat( Assistant) e kështu me radhë.
Por më tepër me ka çuar të zgjedh producentin sepse kam pasur dëshirën time personale për një film që tani jam në fazen e fundit të përfundimit të skenarit, edhe ai është filmi i Skenderbeut, pra mbretit të Shqipërisë, dhe për ta arritur këtë ëndërr time duhesha të studjoja për Producent.

Valdet-Kraja-2

Lugina Press: Sa është vështirë ky profesion të studijohet në Neë York?

Valdet Kraja: Profesioni i producentit është shum i vështirë, por jo aq i vështirë sepse në qoftë se do të realizosh apo të tregosh një vepër apo krijosh një film, atëhere unë siç thash kam pasur edhe jam i bindur 100% se do të arrijë të realizoj këtë film, pra filmi i Skenderbeut.
Gjithçka producenti jep përgjegje, sepse unë jam ai që dal apo bëjë mbledhje në ekzekutiva të mëdhenjë të studiove, apo kompanive të filmave, domethënë unë jam ai qe dal para çdo kujt.
Si degë në shkoll është shumë e bukur, por edhe e veshtirë sepse bukur është kur e realizon kontratën por e vështirë është kur të mungon diçka.
ëund të jetë aktori nuk ja vlen për këtë rol apo studio të mëdha të filmave të kërkojnë që në këtë film të luaj rolin ky aktor për shembull, ka edhe shum grica të vogla por gjithmonë duhet të jesh energjitik edhe të krijosh vendosshmëri të filmi, apo te projekti që do te realizohet.
Në shkollën time ka vetëm 29 producenta ( studenta) edhe gjysa deri tani kanë humbur shkollën sepse nuk e kanë pasur apo nuk e ditur të shpjegohen para ekzekutivit të studios.
Kete unë nuk e kam problem, jam gjithmon energjitik, nuk i trembem , e mbroj projektin deri në fund, e zgjidh problemin nëse e di që aty ka një problem për tu zgjedhur, ndërsa disa shoke të mi këtë nuk e kishin, edhe ata e humbën besimin edhe studimet.

Lugina Press: Keni bashkë punim me regjisoram, poproducent, me kend bashkëpunoni?

Valdet Kraja: Në projektin që jam duke punuar kam 6 muaj që po merrem me këtë projekt,unë përveç producentit edhe shkruaj skenare pra jam “Screenëritter” jam në fazen siç thash përfundimtare, apo në Akademi të Filmit quhet “ Faza e Trete- Faza Finale”, e kam një mbështetje shum të fort, bile do e them ekskluzivisht për gazeten tuaj “ Lugina Press” , jam duke folur për Gabrielle Tana, e filmit Philomena, qe un e kam takur ne nje lekcijon qe na ka dhen ne shkollen time, Neë York Film Academy, por edhe me Regjisorin Europian Valton Jakupi, edhe unë nga profesori im Neal Ëeissmen më ka njoftuar me Gabriellen, edhe unë i kam folur për këtë projekt edhe ajo është befasur sepse i ka pëlqyer aspekti dhe deshira që të bëjë film në Shqiperi sepse ajo ka dëgjuar për Shqipërinë, Aktoret shqiptar siç jan në Hollyëood , Eliza Dushku, James Belushi, etj.
Edhe unë i kam folur për këtë projekt edhe profesori im i ka thanë se Valdeti është shum i angazhur dhe korrekt , edhe ajo me një përgjigje më ka thënë : unë këtu jam Valdet edhe fasim. Por siç thash më parë që duhet përfunduar Skenari , edhe pastaj fillon projekti.

Valdet-Kraja-4

Lugina Press: Ju njiheni edhe me regjisorin Europian Valton Jakupi me prejardhje nga Lugina e Preshevës, çfar mendimi keni për të?

Valdet Kraja: Me Valton Jakupin, ka disa vite që njIhemi, për mua është një vlerë e madhe shqiptare sepse Valtoni ka shumë dashuri për filmin, por dua tju tregoj një ngjarje kur unë i kam telefonuar Valtonit për filmin Skenderbeu, ishte ora e mëngjesit këtu në Neë York , ndërsa në Europë orët e mbasditës, edhe unë i dërgoj message edhe Valtoni mbas 5 sekondash me thëret, edhe un i tregoj se çka jam duke nisur për të bërë, pra filmin e Skenderbeut, edhe Valtoni më përgjigjet: Valdet , vlla, unë jam që nga ky moment mbas teje në çdo hap, edhe bile nesër do iki edhe do flas edhe të marr informacione për Skenderbeun , gjëra që ne nuk i dijmë, edhe për mua kjo ishte një gjë shum e veçant sepse Valtoni ishte krah i imi, edhe kështu prej asaj dite edhe deri tani , në çdo hap unë edhe ai flasim komunikojmë , holumtojmë gjëra për skenarin e Skenderbeut, edhe Valtoni është i veçant , edhe shum patriot.
Në Preshevë nuk kam qenë kurr, por kur të fillojm xhirimet e filmit , por edhe Valtoni më ka ftuar të vizitoj Presheven, mbase atëhere do e vizitoj.
Valtoni edhe unë jemi të nji mendimi, sepse jetojm jasht vendlindjes tonë, por çdo second mendojna per vendlindjen tonë. Valtonin e kam krah të fortë, edhe nuk është e lehtë të keshë një besim sidomos në relacion Producent edhe Regjisor, nuk është e lehtë, sepse profesorat e mi gjithmonë thonë: “ kur ke rmardhenie të mira me Regjisor, atëherë filmi realizohet” sepse regjisori ka vizionin e tij, dhe producenti duhet ta mbështes vizionin e regjisorit, kështu që jam shum me fatë që Valtonin e njohë edhe e kam mbështetes timin.

Lugina Press: Do të bëni ndonjë bashkëpunim filmik bashkë me Valton Jakupin?

Valdet Kraja: Unë edhe Valtoni siç thash më pare, gazeta “Lugina Press” ekskluziv, jemi duke realizur Filmin Skenderbeut, ky është një film shum i madh, një film me buxhet financim të madh, por deri tani jemi në rregull sepse shum studio të mëdha filmike, sië është Universal Studios, Liongate, Paramaunt Pictures, Fox Search Light, 20th Century Fox, që janë shum të interresuar për këtë film, sepse është një vepër që me besimin tim edhe të Valtonit do fitoj çmime të medha, por është punë madhe, do thosha projekt i madh, sipas statistikave të mia si producent e kalon vleren mbi 100 milion dollar, por unë mendoj se Valtoni e ka një vision të bukur edhe do të na tregoj një film vepër të bukur.
Kam shum besim tek Valtoni sepse e kam par edhe nga çmimet por edhe nga projektet e tija, për shqiptarë, kështu që unë dhe Valtoni jemi shum energjitik për këtë projekt. Detyra ime është që Valtonit ti afroje çdo gjë , si producent për regjisorin, edhe do bëjë do e mos që të ia plotësoj çdo gjë. Por edhe këtu është edhe Redi Hoxhamllari që jep kontribut të madh për këtë projekt si Regjisor, kështu që unë mendoj se i kam bërë ate bashkimin kombëtar me sa duket.

Valdet-Kraja-4

Lugina Press:  Çfarë mund të na thuani diçka ju si producent për filmin Skënderbeu.

Valdet Kraja: Filmin i Skenderbeut , do e shifni si jo më par, unë kam lexuar shum libra, porkam lexuar edhe libër në gjuhën sërbe për Skenderbeun, ky projekt është shum i madh do zgjase shum, parashikimi është 6 muaj xhirime, me Valtonin kemi folur qe të xhirohet në Krujë. Në këtë nuk mund të jap shum detaje por disa do ju tregoj, jetën e tij në Mbreteri të Sulltan Muratit, pastaj do shifeni martesen e tij me Donika, jeten e fëmijerisë duke u rritur në vend tjeter, por dashurinë për vendlindjen edhe aktoret nuk do i tregoj sepse nuk i kemi finalizuar komplet, por jemi duke menduar sepse për të paraqitur Skenderbeun si luftar që njihet edhe sot si “ koka e shekujve” do jetë një aktor shum i përgaditur por edhe aktor me pamje fizike të fort, nuk do jetë shqiptar aktori por do jetë i huaj, sepse nuk kemi aktor që të luaj rolin e Skenderbeut për fat të keq, por Valtoni edhe unë do bisedojmë shum gjat për këtë, edhe do e zgjedhim. Ndërsa për motren e Skenderbeut apo Gruan e Skenderbeut , i kam propozuar Valtonit për Eliza Dushkun, tani Valtoni ka për ta zgjellur këtë, edhe Eliza Dushku do komunikohet për këtë film, është diçka e veçantë sepse ky film do të jetë fillimi i një epoke të re filmash në Shqipëri, pra do thyhet akulli i sizolimit të filmit Shqiptar. Shum kompani siç thash më parë , janë të interresuar, por do zgjedhim përmes kontratave dhe do shofim.
Pra filmi i Skenderbeut do të jetë diçka që nuk e keni parë kurrë, me gjera mbrenda që nuk i kanë treguara po lene per tu treguar,.
Unë e di që filmi Skenderbeu është bërë më parë, por aty nuk ka asgjë të veçantë përveç se fitoreve dhe bashkimit, ndërsa këtu do e shifeni komplet jetën e një luftëtari i shekullit 14.

Lugina Press: Për keni ndonjë porosi për të rinjët e luginës së Preshevës.

Valdet Kraja: Viti 2015 edhe viti i Shqiptarëve. Për të rinjët e luginë së Preshevës , por edhe siç do krahinë shqiptare në okupimin skllav, do ju themë kaq mos e humbasni kombesinë tuaj, krenohuni që jeni Shqiptarë dhe shekulli 21 është shekulli I jonë, i gjithë shqiptarëve, sepse edhe unë vijë nga një krahinë që është nën okupimin malazes, por ketu jemi gjithmonë. Ti ruajnë traditat shqiptare, edhe të gëzohen që janë shqiptarë. Ju faliminderit .