Milaniq: Nuk ka arsye për panik në Ambasadën malazeze në Prishtinë

January 26, 2015   | Rajoni / Region

Miljanic-HoxhajPrishtinë, 26 janar 2015 – Përfaqësuesi diplomatik i Malit të Zi Kosovë Radovan Milaniq ka vlerësuar sot se “nuk ka arsye për panik” për shkak të gjuajtjes me gurë të Ambasadës Malazeze në Prishtinë gjatë protestave të së shtunës.

Diplomati malazez ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mbeten të mira.

Milaniq i ka thënë Pobjedës së Podgoricës, transmeton Koha.net, se Ambasada është e kënaqur me qëndrimin e policisë e të Qeverisë së Kosovës ndaj incidentit dhe përkujtuar se policia menjëherë ka bërë shikimin e vendngjarjes dhes e pastaj është bërë kërkim falja e shprehja e keqardhjes nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi.

“Siç supozon Policia e Kosovës, në orët e hershme të mbrëmjes ( të të shtunës së shkuar), persona të panjohur nga rruga kanë hedhur gurë dhe e kanë thyer dritaren në Ambasadën malazeze në Prishtinë. Ajo është ndërtesë e xhamtë por është goditur vetëm një dritare”, ka përkujtuar Milaniq.

QIK