Përurohet libri “Zhdukja e heshtur” të autorit Hajredin Kovaçi + Foto + Video

January 26, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Përurimi i librit-Zhdukja e heshtur-i-autorit Hajredin Kovaci-UlqinTë shtunën, më 24 janar 2015, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” bëri përurimin e vëllimit me poezi ˝Zhdukja e heshtur˝ të autorit Hajredin Kovaçi. Përurimi u mbajt në sallën e konferencave të hotelit ˝Mediteran˝. Të pranishëm ishin shumë personalitete të kulturës, autoritete të komunës si dhe dashamirë të tjerë të artit dhe fjalës së shkruar artistike.

Përurimi i librit-Zhdukja e heshtur-i-autorit Hajredin Kovaci-Ulqin-1
Moderator i mbrëmjes ishte z. Ismet Kallaba. Për librin me poezi të autorit Kovaçi, folën poeti dhe kritiku letrar z. Haxhi Shabani dhe znj. Liridona Sinishtaj. Ndërkaq, në fjalën e tij autori falenderoi redaktorin e librit Dr. Basri Çapriqi, recensentin z. Jeton Kelmendi, lektorin z. Ismet Kallaba, redaktorin teknik z. Gazmend Çitaku dhe autorin e ballinës së librit, piktorin z. Agron Ujkashi. Gjithashtu ai falenderoi donatorin kryesor të librit, Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi.

Përurimi i librit-Zhdukja e heshtur-i-autorit Hajredin Kovaci-Ulqin-3

Në këtë mbrëmje lexuan poezi nga libri, nxënësit Edis Luka dhe Aida Rexhepi, fitues të çmimeve të para në Garat e recituesve të rinj të organizuara nga Fondacioni ˝Studenti˝.
Në kuadër të përurimit të librit u hap ekspozita figurative e organizuar nga grupi ˝Yerden Yüksek arkitekturë me fëmijë˝, si dhe ekspozita me fotografi të realizuara nga Jetlir Kovaçi.

Grupi, i cili kishte ardhur nga Stambolli enkas për këtë rast, dy ditë me radhë bëri aktivitete me fëmijë në atelenë figurative të piktores së mirënjohur Vahida Nimanbegu. Për prezantimin e grupit dhe aktivitetet e realizuara me fëmijë foli studenti Jetlir Kovaçi.

Përurimi i librit-Zhdukja e heshtur-i-autorit Hajredin Kovaci-Ulqin-13
Në fund, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej.

YouTube Preview Image

Fototeka E Ulqinit Facebook