Nika: Unë nuk jam Charlie dhe Si më ofendoj Mehmet Bardhi…?!!!

January 29, 2015   | Politika

Muhamet NikaShkruan – reagon : Muhamet Nika

Kur pashë në fejzbuk , edhe pse nuk e përdoroj, një koment të vënë pas shkrimit tim ,   që ishte : Mendoj se as vetë Bardhi, nuk beson në akuzat që bën ndaj Nikë Gjeloshit…,të ishte vënë edhe ky reagim: “ O buke haram je ti e Zoti isht i madh e po sheh nalt kot i then gjunjt ti o gojc gruaje ..”,vendosa që pas dy viteve shkrime kritike , përsëri t’i thyej do rregulla e parime, për të cilat më sugjerojnë vazhdimisht shokët dhe miqtë profesionistë. Mbase ata dhe opinioni do të më falin të paktën edhe kësaj here…?!!

Vërejtja e parë e tyre është që shkrimet i bëj të gjata * që kanë të drejtë dhe e dyta, që nuk guxoj që me shkrime të përgjigjem në komentet e fejzbukut , e që kanë 2 herë të drejtë. Por me gjithë atë, pasi çështja i kalon edh caqet e modestisë dhe privatësisë, po dua që reagimin , ta nisë me” dëshminë” e fjalëve të mëdha , që fare nuk është në natyrën e fjalorit tim edhe pse e zotëroj mjaftueshëm…?!!! Andaj duke e falënderuar komentuesin, për rastin që ma dha, pohoj se në çështjen e punës se “ kot i thej gjunjt”, “Zoti është i madh e sheh nalt”- Në punë islami…, sqaroj, se vet nuk është që jam edhe aq injorant. Dhe flas të vërtetën, nuk është se bëhem Çarli- me heshtje,duke u solidarizuar me padrejtësinë(pasi ngjarja është e freskët nuk do koment)…?!! Por shtrohet pyetja se a ka edhe të tjerë si unë,në Ulqin , që”nuk janë Çarli…”,me siguri që po !!! E pse nuk e thonë këtë sqarimin na e jep vetë Zoti i madh   në Kuran ,ajeti 42 i sures Ibrahim, ku thuhet” Mos mendo kurrë se ALLAHU nuk vëren atë që bëjnë keqbërësit”. Ja pra që jemi të vetëdijshëm për veprim publik.

Ndërsa sqaroj se pasi “ thej gjujt…”, shpesh vazhdoj me libër e urtësi profetike dhe arsyetim për “thyerje…”, e veprime të ngjashme”që kot i bëj” , i gjej aty , ku sugjerohet dhe urdhërohet , që : Kur shihni diçka të keqe , bëni përpjekje ta ndaloni me dorën tuaj, nëse nuk mundeni me dorë, bëni përpjekje me dorën tuaj, e nëse nuk mundeni as me dorë , atë herë heshtni, por kjo dëshmon që besimin e keni të dobët( në kuptimin që ai e ndalon po desh të keqen edhe pa ndihmën tonë…?!!!

Deri më tani, kam vepruar nga pozita e grupit të dytë – duke u përpjekur , ta ndalë të keqën vetëm me gojë(përjashtuar arrestimet dhe ndalimet e mija në demonstrata të 81-shit dhe në fund burgosjen )…, kurse tashti përsëri pëlqej të vetë rreshtohem në grupimin e parë.

Sa për shprehjen” gojcë gruje”, nuk e di ç’të them , ngase ka, gra e gra- mirëpo pasi çështja e ngritur në shkrimin tim, ishte më tepër punë pleqërie, atëherë veç po shtojmë se , këtu te ne , gratë nuk thirren me kanu për ta ndarë “pleqni ”, edhe pse ishin e janë mbretëresha…?!!!

Si më ofendoj njëherë Bardhi…?!!!

Pasi këto punë tashmë edhe vet i kam harruar- si me pas pi kinë harrese, kur është puna për LD nëMZ, dhe e vlerësoj se nuk trazojnë më aq shumë opinione për të keq , duke qenë “kohë e shkuar e kaluar” e vetë subjekti- prezent i shkuar, nuk mendoj se gaboj nëse konstatoj edhe këtë- pas një çerek shekulli, të ngjarjes ,të cilën po e rrëfej. E që është, se si njëherë e një kohë, kryetari i partisë dhe i komunës, në kabinet të tij , z. Bardhi, në prezencën e të tjerëve, më provokoi me fjalët se : “ Unë nuk kisha qenë në burg për punë kombëtare….”, kuptohet që veç Zoti i madh që “ sheh nalt,”e di si më ruajti gjakftohtësinë, duke mos ia përplasur një herë atij në fytyrë dhe pisave që kish për rreth, të cilët në heshtje ia aprovuan konstatimin duke e shpallur mbase veten para tij heronj të pasluftës.

Kuptohet që pas kësaj fillova e dyshova edhe në vetë “kryetarin dhe nënën parti..”, rrugët na u ndanë në mes pylli të pashkelur dhe se cili kish zgjedhur rrugën e vet. Por ndarja nuk ndodhi aksidentalisht , nuk u largova nga partia, bile vazhdova të qëndroja edhe nja 4vjetë tjera.

Edhe pse në jetë i përmbahem devizës : ta fali,por nuk ta harroj, kësaj here nuk munda , as ta falë e as ta harroj…dhe pas disa kohëve, kur në parti i larguam ulqinakët si armiq dhe s’po e them se si tjetër…, edhe pse dihet që gjatë historisë nuk iu ruajtëm ne, as gjuhën e as kulturën dhe as vendin, pasoj kuptohet edhe përplasja , e cila ngjau në një mbledhje ashtu të rralla, kur edhe vetë pisat i shpalli pisa,e armiq të kombit dhe partisë…., për të vazhduar , që në fund fare, të shpallte edhe popullin armik të popullit. Andaj kur ndodhi kjo, mora guximin dhe u distancova me fjalët më të mëdha që kam përdorur ndonjë herë në jetën time, duke iu drejtuar:” Shqiptar ti/ shqiptar unë/ shqipen studiuar ti /shqipen unë/ti student kur pallatit të shtypit në Prishtinë i thoshin Mustafa Bakija e unë kur i thoshin Rilindja/pa punë ti, pa punë unë/ ti në burg unë në burg/ ti ke hy në te kur kam dalë unë/ ti ke hy për 2vjetë dh ke dalë për 18 muaj , kurs vetë në vend të 2 vjetëve , bëra edhe dy ditë…,e të tjera si këto…?!!!

Por në fund shtoj se si një gjë më ka ngelur fare e pa qartë dhe pyes: Përse asnjë nga politikanët , ministrat, deputet e kryetarët e partive nacionale,ambasadorë( përjashtuar 2 të fundit Gjekën e Nikën-si më të ri, që nuk e arritën këtë kohë…), po dhe këta kryetarët e shoqatave të sektorit civil e diasporës në Amerikë, nuk po u bie në mend, që të ngritin zërin për nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe hapjes së dosjeve.

Besoj në Zotin një dhe me padurim, po pres të nxirret edhe ky ligj , për të parë çfarë shkruante UDBA për ne si partiota…?!!!le të dalë njëherë e gjithë puna në shesh e të shihet kush ishte “djalë zeza dhe djalë bardha…”, si cekte Noli…?!!!

Për komentin enkas-Vetëm mullari i sanës, fillohet nga maja.., kurse gjërat tjera fillohen nga fundi..?!! Për të mos dalë puna e dikujt vetëm sanë, po e mbyllim këtë mesele..?!!!