Nika: “Ç’janë këto çadra të shejtanit”…?! – Zanafilla e korrupsionit në Ulqin

February 2, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione, Politika

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

( një cikël shkrimesh anti -korrupsion në vazhdime…)

Pasi deri më tash folëm mjaftueshëm për korrupsion, duke e faktuar atë në kohën e tashme- po themi të këtyre 3-4 viteve të fundit, mendoj se tashti, për mos tu dukur të një anshëm është momenti të hidhemi një çikë në të shkuarën duke kuptuar të tanishmen .

Mbase duket e pa besueshme, por nga do që ta nisësh historinë e problemit , ai të çon te   pushtetet e Lidhjes dhe të kohës së Unionit. Se është kështu, për të argumentuar duke krahasuar, le të kujtojmë akuzat e ndërsjella të ish- nënkryetar Selim Resulbegut dhe ish kryetarit të komunës N.Cungut , që bëri ai , në mënyrë teatrale para kamerave të Teutes, kur akuzoi këtë, se   deri sa ish kryetari i komunës , kish përvetësuar disa mijëra metra katrorë, kryesisht liqe… , për llogari të lokacionit turistik buzë Liqenit të Shasit…?!! Ndërsa ai mbrohej se si Selimi, kish bërë të tijin gjysmën e Limanit?!!

Prapë se prapë akuza disi dukej tepër e vogël , po të krahasohej me akuzën e Andrija Cetkoviqit, këshilltar i SNP-së , që po në këtë emision akuzonte pushtetet e më parshme, për 20 milionë metra katrorë të uzurpuara e tjetërsuara( me sekserë e pa sekserë- gjeometrash e dilerash… vërejtja jonë)?!, në komunën e Ulqinit…?!!!

Madje , maSelim Resulbegovic_Nazif Cungu_Ulcinjje po të mos ishin thënë nga ai , akuzat, në këtë emision që kish karakter ballafaqimi, po në rrugë ose në kafene… , njeriu edhe nuk do ta kish besuar , mirë po, ja që është fare e vërtetë dhe për të cilat do të flasim në vazhdim, duke veçuar fillimisht njërin si shembull, kuptohet më të voglit….?!!!

 

Skandali i njohur si Çadrat e shejtanit “ I OBJEKTEVE PARA SUPIT” , një shembull tipik i korrupsionit të kohës.

Ja disa   lëshime ligjore që i hapen më vonë rrugë atij të përmasave të mëdha ?!!!

  • Objektet u ndërtuan në hapësirat të cilat , sipas planit detal( projektit ideor –punues e zbatues, ishin të destinuara për hapësirë publike –parkingje, që parashiheshin për tu siguruar, për 600 makina të objektit të kulturës dhe objekteve tjera për rreth….?!!!
  • Miratimi i planit të tyre , nuk u bë fare në kuvend(që do të duhej sipas ligjit), por u nxor në një vendim të kohës së kolegjiumit të kryetar Bardhit( mbase në parim), dhe i cili u vazhdua në praktikë në kohën e Osman Rexhës . Ky i fundit, çështjen doemos do duhej ta kish kaluar nëpër Kuvend…?!!! Në këtë kohë urbanizmi , ndërtimin e arsyetonte me vendimin e kuvendit që ekzistonte për objekte të përkohshme, që mund të ishin kompetencë e kryetarit të komunës, por ata , u pa se nuk u futen në programin e tyre të miratuar në kuvend,duke gëzuar një tretman fare të posaçëm( jashtë kuvendit) dhe herë paguanin e herë nuk paguanin taksën vjetore si të tilla…?!!!
  • Tjetër, ka mbetur fare e pa qartë , se si e fitoi tenderin shefi i punimeve të ndërtimit të dyqaneve të atëhershme, i cili sipas praktikës së korrupsionit,do të duhej të ketë qenë një i afërt ose i njohur i kryetarit të komunës .
  • Mbetet fare e pa njohur se si u dhanë në shfrytëzim të përkohshëm dhe kush e financoi projektin- kush e bëri kontrollin e investimit si dhe mos ndoshta dikush i ra të ishte në konflikt të interesit nëse u bë edhe pronar i ndo njërit nga objektet….?!!!
  • Kush i shiti më pas ata dhe si u bënë disa pronarë të tyre.

Këto objekte shumë të dyshuara , për sa i përket transparencës së nxjerrjes së vendimit për ndërtim të tyre , ishin fare të pa përfolura nga gazetaria e kohës – për veç Mustafa Cankës, që i pat emërtuar në gazetën lokale Kronika, me fjalët: Ç’janë këto çadra të shejtanit…?! Themi se sipas islamit – shejtanët, janë bota e pa dukshme paralele e njerëzve , që ndajnë pushtetin me ne në tokë….?!!

Mehmet-Bardhi-Osman-Rexha-Ulqin

Deri sa isha edhe vet kryetar i Kuvendit, pati intenca , që puna e tyre të legalizohej në kuvend edhe nga ndonjë këshilltarë i koalicionit që nuk vinte në mbledhje” pa ia kryer punën e legalizimit të objekteve të përmendura ..”, pasi i binte të ishte i 17?!!! Në këto situata, më imponohej të bëja kuorum me këshilltarë të opozitës , që pranonin të vinin në mbledhje edhe kur dikush dëshironte të kushtëzonte..

Vazhdon >>>>