Alarmante: Analizat e Ujit të Pijshëm në Ulqin i ndotur

February 8, 2015   | Shtypi / Mediji

Analizat-Mikro-biologjike-te-ujit-ne-TivarAnalizat e bera në Spitalin e Tivarit: Foto: Samir Adrovic – Vijesti Online

Lajme nga Ulqini duke shikuar gjendjen alarmante të analizave te ujit nga çezmat publike të lidhura me ujësjellësin, kanë rezultuar se uji në Ulqinit është mjaft i ndotur dhe me bakterien e rrezikëshme Esheria koli, Koliformne bakteria, Eterokoke etj. Kjo sasi e ndotjes së ujit është e shkallës së lartë 9,2 dhe e bënë ujit jo të pishëm thotë, Dushan Peroviq nga sektori për sigurinë e ujit në spitalin e Tivarit, raporton gazeta malaziase “Vijesti”.

Gazetari Samir Adrovic i gazetës “Vijesti” ka provuar ta gjejë arsyen tek biseda me drejtorin e ndarmarrjes së ujësjellsit Fehim Avdiun dhe teknologun Zef Lukiqin, por ata nuk i janë përgjigjur telefonatave të gazetarit.

Duhet cekur që infeksionet të cilat përhapen përmes kontaminimit të ujit të pishëm, si zakonishtë smundjet të cilat paraqiten më së shumti jan si sombonella, diareja, hepatitis jan ndër më të zakonëshmet të cilat e kontaminojnë ujin.

Këto bakteri prodhojn nje helm të fuqishem që zhvillohet në zorrë dhe prej aty përmes mukozës, kalon në gjak dhe godet veshkat, duke shkatuar nje komplikim shume serioz. Pasoja me e keqe është bllokimi i veshkave që con në nevojën për dialize.

Kategoria më e ndjeshme jan fëmijët sepse ato preken më shpejt sesa të rriturit, prandaj apelojm qytetarët të mos e përdorin këtë ujë aq më pak për pije, si dhe ftojnë organet përkatëse të ndërmarrin masa sepse bëhët fjalë për shëndetin dhe jetën e e çdo qytetari.

Shiko më tepër në Vijesti Online

Ulcinj: Fekalna streptokoka u vodi za piće