Avdiu këmbëngul se uji është i pastër dhe i pijshëm në Ulqin

February 9, 2015   | Shtypi / Mediji

Fehim-Avdiu-UlqinNga dita e diel  në portalet e ndryshme kanë qarkulluar informacionet se uji nga sistemi qendror i ujësjellësit të Ulqinit nuk është për pirje – e gjithë kjo duke u thirrur në  rezultatet e analizave të bëra nga shërbimi higjienik-epidemiologjik të Shtëpisë së shëndetit në Tivar në të cilat kishin qasje “Vijesti”, raporton Portali Tv Teuta.

Paniku është prezent tek qytetarët tanë,me të drejtë shtohet pyetja është apo jo, uji për pirje? Ka nevojë për panik, apo gjendja faktike, nuk është ashtu siç është paraqitur në gazetën e përditshme “Vijesti”. Shtrohet edhe një pyetje tjetër, mos pas kësaj ka një prapaskenë tjetër? Në interes të kujtë është të futet huti tek qytetarët?

I pari I ujësjellësit Fehim Avdiu deklaroi se :”Uji nga sistemi qëndror i ujësjellësit të Ulqinit është për pirje, dhe që analizat bëhen çdo tri javë. I vetmi institucion i cila ka akreditim për të bërë analizen e ujit është Instituti I Shëndetit Publik në Mal të Zi, nga ku presim që të vijë analizat ditën e marte ”deklaroi Fehim Avdiu, duke shtuar që neve kemi analizat që janë bërë para tri jave në 7,8 vende, të shohim tani si do të jenë këto analiza dhe do të kemi një deklaratë për të njohftuar qytetarët tanë. Nga data 31.12.2014 , Ndërmarrja Komunale ka ndërpre kontraten me ujësjellësin rajonal, se si do të vijojmë më tej mvaret nga marrëveshja që do ta arrijmë me to, shprehet Avdiu për televizionin Teuta.

Kjo të bie të dyshohet mos është  interesi i dikujt që të shpifen dezinformata të ndryshme, që të ndalohet furnizimi me ujë nga ujësjellësi i Ulqinit,e të kyçemi në atë regjional?

Ndërmarrjen komunale sot e ka vizitur edhe inspekcioni komunal për të patur qasje në dokumentat ku pasqyrohen analizat e ujit. Inspekcioni do të vizitojë  këtë ndërmarrje edhe ditën e martë ku do të njohtohet me situatën faktike të rezultateve të fundit të ujit marrë në 7,8 vende.