Përkrahje e SHBA-së për anëtarësim të Malit të Zi në NATO

February 9, 2015   | Bota

M.Djukanovic – Dz. Bajden -MunchenSHBA pa mëdyshje e përkrahin Malin e Zi, në rrugën e anëtarësimit në NATO , ka kumtuar  kryeministri, Millo Gjukanoviq,  pas takimit me nënpresidentin e SHBA,   Xhozef  Bajden, në konferencën për sigurinë në Mynih.

Gjukanoviq,  ka theksuar se SHBA kanë mirëkuptim për sfidat që gjenden para Malit të Zi në rrugën  integruese,  duke shtuar se Mali i Zi, me realizimin e rezultateve do t’ua lehtësojë punën partnerëve  dhe në formën më të dëshiruar do të preferohet për anëtarësim në NATO.

Ai, ka shtuar se është i bindur se Mali i Zi, me rezultatet në këto sfera do t’ua lehtësojë punën  partnerëve euroatlantik  që deri në fund  të këtij viti të sjellin vendim pozitiv për  të ftuar Malin e Zi në NATO. Sipas fjalëve të tij,  në SHBA  ekziston vetëdija se për sigurinë evropiane është me rëndësi zgjerimi i NATO-s.

Gjukanoviq,  ka përkujtuar se pas samitit në Wells,  është kumtuar se Mali i Zi duhet të vazhdojë me reforma në sferat kyçe. Prej mbajtjes së samitit në Kardif,  e deri sot  kemi bërë progres të madh  kur është fjala për sundimin e ligjit përmes zbatimit të ligjeve të miratuara dhe konstituimit të institucioneve  e që janë me rëndësi vendimtare për luftën kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai,  po ashtu ka shtuar se qeveria  në vazhdimësi, punon edhe në rritjen e përkrahjes së opinionit  për anëtarësimin në NATO.

RTCG