Aksidentohet Greta Koçi

February 16, 2015   | Lajmet / Vijesti

Aksidentohet Greta Koci-spitalTre të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike mes tyre edhe këngëtarja Greta Koçi janë aksidentuar ditën e sotme në rrugën që ishin nisur drejt Novoselës në Vlorë ku do të çonin ndihma për familjet e prekura nga përmbytura.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku të plagosur krahas Greta Koçit kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë të FRPD, Arsen Zenelaj dhe Melita Moho.
Aksidentohet Greta Koci-vetura
Tre të rinjtë janë dërguar në Spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se Greta Koçi ka pësuar shembje në kokë dhe në mjekër, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

greta-koci
Deri më tani mbeten ende të paqarta rrethanat e aksidentit, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të saj.

Zëri

YouTube Preview Image