BE-ja ofron një milion euro për ndërtimin e një pike kufitare të përbashkët mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

February 16, 2015   | Bota

KUFIRI SUKUBIN-MURIQANDeri në fund të këtij vitit, Mali i Zi dhe Shqipëria do të kenë një kalim të ri kufitar që synon të zgjidhë një problem afatgjatë të bllokimit të trafikut në këtë zonë. Delegacioni i BE-së në Malin e Zi kumtoi se do t’i ofronte secilit vend nga 500,000 euro për ndërtimin e pikës së re kufitare që kalon në Grabon – Cem I Trieshit afër kryeqytetit, Podgoricë. Puna në anën shqiptare do të përfshijë gjithashtu ndërtimin e lidhjeve rrugore me kalimin e përbashkët të kufirit. Përveç lehtësimit të trafikut midis dy vendeve fqinje, kalimi i ri kufitar dhe rrugët lidhëse në Shqipëri pritet të përshpejtojnë trafikun edhe brenda Malit të Zi. Kjo sepse pales në Mal të Zi do t’i jepet mundësia të udhëtojnë nga jugu në veri përmes Shqipërisë, gjë që është potencialisht më e shpejtë. “Koha e udhëtimit nga Podgorica në Plavë dhe në zonën Andrijevicë në veri të Malit të Zi do të pakësohet ndjeshëm” u kumtua nga delegacioni i BE-së. Ndërsa, Qeveria e Malit të Zi ka publikuar marrëveshjen në bazë të cilës patentat e shoferit të lëshuara në këtë vend vlejnë edhe në Shqipëri. Marrëveshja për këtë, siç thuhet në kumtesën e kabinetit të Millo Gjukanoviq, është nënshkruar në Tiranë më 15 dhjetor. Përndryshe, me përkrahjen e Bashkimit Evropian, Mali i Zi dhe Shqipëria do të ndërtojnë edhe disa pika të përbashkëta kufitare.

TVCG