Nika: CONTRA POPULUS – Falsifikimi i dëshmive

February 17, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamet Nika

CONTRA POPULUS

  1. Falsifikimi i dëshmive

Falsifikimi i dëshmive është njëra prej simptomave të njohura me të cilat sprovohen të gjithë elementët korruptues të një grupimi shoqëror. Manifestimi i tillë zakonisht bëhet për të mundur kundërshtarët e   llojit që në fazën e hershme të krijimit të grupit të interesit . Kjo zakonisht bëhet kur prijësi e dikton që ngjitja në një pozitë të lartë të grupit të caktuar është më tepër punë fati që i buzëqeshi dikujt se sa merite e një mentë në raport me të tjerët.

Kur nga kryesia e partisë(LD në MZ) , ish larguar dega e Ulqinit dhe kish formuar Udsh-në dhe kish ardhur koha që të konfrontohen në linjën parti – pushte edhe pjesët e mbetura të saj , atëherë në te shpërthyen përleshje verbale të ndërsjella. Po kujtoj këtu që grupit të mbetur, kryetari i saj , pas një debate, tmerrësisht të nxehtë, iu drejtua njërit prej shokëve të kryesisë ( tashmë i vdekur…), se “çfarë duhet të veprojnë(ata te dy), nga se edhe anëtarët e mbetur të kryesisë, po rebelohen e kanë çuar krye si ulqinakët- përmes dorës së shtetit që dëshiron të shkatërrojë partinë në mënyrë permanenet…”?!! Më pas vazhdoi , me arsyetimin, se “unë e ti , nuk kemi çfarë të bëjmë…. , ne ishim të vetmuar gjatë vitit 81, pastaj gjatë viteve 90, kur e formuam LD-në, e jemi si duket vet edhe sot…..?!   “….. Duke dhënë të kuptohet se nuk ka kush të iu mbajë ritmin e patriotizmit që kishin njëri dhe tjetri , andaj na qenkësh shumë problem…?!!Kurse i pyeturi- i ndjerë, iu përgjigj: “ situata me gjithë atë , nuk është si me të parët- ulqinakët e mlësorët,dhe se ata sipas tij, nuk ishin as kush , e këta , prapë janë dikush…?!!!

Gjithë të tjerët heshtën sepse për ta vërtetë Mehmeti ish i pa diskutueshëm, kurse vetë kundërshtova dhe thashë , ndoshta nuk është krejt ashtu?! Por edhe mund të qëndrojë teza e juaj sot, sepse shumica që mund ta hedhin poshtë këtë tezë të urryer, ose janë larguar ose kanë vdekur , si puna e të ndjerit B. Rexha dhe se këta për rreth edhe nuk i dinë këto punë. Pas kësaj pllakosi një heshtje çuditëse të cilën përsëri e theva….. , duke shtuar, se:”… për veten time ju kam thënë një herë që nuk e ndiej veten në pozita inferiore për çështjen patriotike, të paktën jo, ndaj ju të dyve….?!!

Dhe kuptohet, që kështu edhe mua mu paraqit një rast ideal , për t’ia kontestuar patriotizmin e tij” të kulluar “, pasi vite më parë më pat akuzuar dhe vet kisha pritur momentin që t’ia kthej në “kallabullek….?!!!

Ndërsa ai i ndjeri, duke u vënë në mbrojtje të tij , më tha : “ çka po flet, a mos je i pitë për këtë që po thua e akuzon kryetarin…”?! Kurse, vet ia prita: “ Ju po thoni..dhe veproni si të dehur me këto akuza…” që drejtoni ndaj neve. Me kaq çështja përfundoi.

Kuptohet që pjesa e akuzuar e kryesisë , ishte përcaktuar që në raport me te, të rrinin, si i thonë fjalës” herë në mjekër e herë nën mjekër”, duke shikuar kështu, që edhe për do kohë, t’i kryenin do punë të veta dhe nuk iu ndiente për akuzat e bëra e mbase edhe ishte ashtu siç akuzonte Bardhi…?!!

Duke dashur që të mos vihem në kandar me palët e konfrontuara , vendosa të largohem nga kjo parti me një dorëheqje të publikuar. Po shtoj këtu për fund që grupit të konfrontuar të partisë i hasi sharra në gozhdë rreth përcaktimit me votë se kujt i takonte këshilltari i 11 i KK Ulqin – degës së Anës së Malit, apo asaj Kodra Gjerana. Problemi i dy degëve rreth këshilltarit u bart në kryesi të Lidhjes dhe se rezultati i votimit ishte atë ditë 9 pro dhe 9 kundra. Pasi isha nga Ana e Malit dhe pasi u binda që lokalizmat dinë të jenë edhe të rrezikshëm, ditën e votimit nuk shkova fare në mbledhje dhe logjikisht del që po të kisha shkuar do të kish fituar grupimi tjetër dhe jo ai i Bardhit. Po pse e bëra këtë, edhe sot mendoj që prapë se prapë ai qëndronte shumë para tyre në shumë çështje.

Këshilltari i 11 i kk , në atë kohë u dramatizua nga kryetari i degës së Anës së Malit , sepse ajo degë që kish këshilltarë më shumë do të jepte edhe kryetarin e   komunës. Fjala ish për z. Skender Hoxha cili edhe u bë më vonë…?!!!

(vazhdon…)