Gjeka: Mbi 5 km transporti falas për nxënësit në komun të Ulqinit

February 18, 2015   | Shoqëria / Društvo

shkolla-fillore_Marsal-Tito_UlqinNga kabineti i kryetarit të komunës Fatmir Gjeka  vjen edhe një lajm i ri kur është në pyetje transporti i nxënësve, i cili ishte falas dhe do të jetë përsëri por në një mënyrë tjetër, raporton portali Tv Teuta.

Në të ardhmen transporti do të jetë pa pages por vetëm për nxënësitë cilët udhëtojnë në largësi mbi 5 km. Fëmijët e prindërve të cilët jetojnë më afër përsëri duhet të kapen për kuleta, sepse kjo është një kafshatë e madhe për komunën e Ulqinit. Kryetari Gjeka shpreh kënaqësinë me marrëveshjen e arritur rreth subvensionimit të transportit të nxënësve me ministrinë resore të qeverisë të Malit te Zi mirëpo nga ana tjetër edhe transportuesit shprehin pa kënaqësi sepse për  një periudh të gjatë kohore siç deklarojnë nga komuna nuk kanë marrë asnjë cent.