Elektranat me erë në Mozhur do t’i ndërtojë kompania “Vestigo Capital”

February 19, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Elektranat me erë në MozhurNë vend të kompanisë spanjolle “Fersa Energis Renovables” elektranat me erë në Mozhur do t’i ndërtojë kompania britanike “Vestigo Capital”, shkruan “Dnevne novine”.

Siç thuhet, kjo kompani britanike ka blerë 99 për qind të aksioneve të firmës të cilën Spanjollët e kanë themeluar në Mal të Zi dhe me këtë morën përsipër punën e ndërtimit të 23 centraleve me erë në këtë mal mbi Ulqin.

“Dnevne Novine” shkruajnë se e tërë kjo punë kap vlerën prej 75 milion euro, si dhe që akoma nuk dihet se kur do të fillojë ndërtimi i centraleve me erë, njofton portal Ul-info.