Nika: Si iu lagen letrat Prosperitetit-Një shkrim për përvjetor (II)

February 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika ,  

CONTRA POPULUS CRONIKUS…

  1. Si iu lagen letrat Prosperitetit-Një shkrim për përvjetor (II)
    Partia e Prosperitetit-Demokratik
    2 pamje nga pritja e anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë në prag të festave të Vitit të RiKush merr e lexon këtë nëntitull dhe ka prirje për të kuptuar metaforën si figurë stilistike kujton se fjala mund të jetë për një kuptim të bartur simbolik të fjalës dhe kurrë se si nuk i shkon ndër mend se fjala është për një ngjarje të vërtetë të fatit të dokumentacionit të kësaj partie , të cilin kryetari i saj Ali Rexha, pas humbjes së zyrës së klubit e futi në garazhin privat të automjetit. Mësohet që pasi aty qëndroi një kohë të gjatë , atë në kohën e përmbytjeve të cilat ndodhën në Ulqin, e mbuloi uji dhe e kish asgjësuar atë tërësisht –bashkë me pajisjet tjera. Po si ndodhi kjo ?!!

    Pas krizave të brendshme të një pas njëshme që kaloi kjo parti nga metodat e prapaskenave , me të cilat u shërbyen dy kryetarët e fundit të partisë Amr Hollaj dhe Ali Rexha, e sidomos pas shkëputjes së Degës së Anës së Malit të Udsh –së nga Udsh , kryesia e Prosperitetit , me shumicë votash, vendosi që bashkë me degën e shkëputur të Udsh- së, të formonin Partinë Demokratike. Kjo u bë pasi çmohej se e kishin elektoratin e   njëjtë me atë të degës që kryesonte Fatmir Gjeka në terren , kurse problemin e njëjtë( mbivotimi i tyre në koalicionin ekzistues). Mirë po, nga kjo u distancua kryetari i PPd-së A. Rexha dhe përfaqësuesi i partisë Osman Rexha, ndërsa sekretari i saj Gjergj Pepgjoni, në këtë situatë , doli i përmbajtur.

    Pasi u përmbys pushteti i UDSH-së , DPS-së dhe PPD-së, kuptohet që grupi i mbetur ngeli në opozitë. Dhe tashti , për ti rënë shkurt, partia mbeti pa klub të vetin, e kjo nënkuptonte që mbeti edhe pa zyrë, në komunë , të cilën duhej t’ia kalonte klubit të Forcës…?!! Duke dashur që të bëjë presion në pushtet Ali Rexha, nuk e liroi me vullnet zyrën dhe grabiti të gjithë dokumentacionin bashkë me 9 mijë euro të kursyera të partisë , nga mjetet e klubit të 3 këshilltarëve. Edhe këto mjete , pësuan fatin e atyre 17 mijë eurove, me të cilat u largua Amir Holli , më herët si kryetar?!!!

    Pas lirimit të saj me forcë nga ana jonë, mbi bazën e funksionit që mbuloja në pushtet,Rexha na paditi edhe në polici për këtë?!! Por të gjitha këto akuza nuk i pinë ujë.

    Në fund sqaroj se dokumentacionin e konfiskuar me procedurë përkatëse ia dorëzuam pas disa ditëve( me procesverbal ) dhe me marrëveshje sekretarit të Prosperitetit Gjergj Pepgjonit , bashkë me vendimin e këshillit drejtues , që ia ndalonte Aliut, shfrytëzimin e mjeteve dhe automobilit të partisë . Thjeshtë ai i kish , por nuk i kish?!!!

    Merret vesh në mënyrë të tërthortë , që kryetari Rexha, nuk e kish lënë Sekretarin Pepgjoni, që materialin partiak me pajisje ta çojë në shtëpinë vet .E kish ndalur atë , bashkë me furgon duke e drejtuar në garazhin e shtëpisë së tij ku ndodhi ajo që cekëm më lart.

    Me siguri kryetari jo legjitim , A. Rexha, pasi qe larguar në Amerikë, dhe mbase i trembur nga ndonjë akuzë në prokurori , për asgjësim të dokumentacionit të një partie me status parlamentar, këtyre ditëve, po informohemi se, na i kish nisur autorizim noterial -me shkrim , Gjergj Pepgjonit, që ai mund të disponojë me mjete dhe se në të ardhmen përfaqëson partinë e PPD-së…?!! Këtë të fundit(autorizimin) , themi që mund ta bëjë kushtimisht, sepse kur ndodhin krime të tilla , atëherë kryetari i kuvendit themelues- me ligj trashëgon të drejtën e ligjshme për masat që duhet marrë si kryetar i Kuvendit Themelues të Prosperiteti.

    Shih aktin e themelimit të deponuar në ministrinë e drejtësisë, si ” marrëveshje kolektive të palëve “ të cilën e njeh ligji. Në te shihet se kryetar i kuvendit themelues të jetë Muhamet Nika.

    Vazhdon: – Si u grabit Shtoji, nga pushtetarët lokal, pa vendim të kuvendit – në mënyrë fare të pa ligjshme etj…,