OT e Ulqinit në Panairin e turizmit në Beaograd

February 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Sajam Beograd-Panairi i turizmit- BeaogradPanairi Beograd 19-22.02.2015

Ne panairin e turizmit ne Beograd qe mbahet prej 19 deri 22.01.2015, OT e Ulqinit eshte duke marre pjese ne bashkepunim me Organizaten Nacionale te MZ si dhe me organizatat lokale ne stenden e perbashket ne salen numer 1, ku Organizata e Ulqinit ka rezervuar nje hapesire prej 20m2 per prezentimin e qytetit dhe te gjithe tjereve qe jane te interesuar te marrin pjese. Oferten e vet turistike per kete sezone verore jane duke e promovuar Riviera e Ulqinit, hoteli Albatros si dhe shume agjensione tjera turistike. Delegacionin e MZ e udheheqin ministry I turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe drejtoresha e ONT Zhelka Radak, por jane bashkengjitur edhe ambasadori I vendit tone.
Ulcinjska rivijera-IFT-BEOGRAD-PRAG
Përveç ofertës së pasur të qendrave turistike të Malit të Zi, në panair promovohen edhe ofertat specifike turistike, si dhe paketat atraktive te akomodimeve që janë formuar për tregun e Sërbisë gjatë periudhës jashtë sezonit por edhe gjatë sezonit turistik. Çmimet do të jenë në nivelin e vitit të kaluar. Poashtu bëhet promovimi i manifestimeve zbavitese dhe kulturore siç janë Grad Teatar Budva, festivalet Sea Dance ne Budvë dhe Southern Soul në Ulqin. Të gjithë vizituesit e stendës sonë kanë mundesinë të promovojnë specijalitet e kuhinjës dhe verërat malazeze si me tingujt e muzikës bregdetare.

Dita e parë e panairit ka kalur me sukses të madh ku është treguar interesim për akomodime si dhe për pushim aktiv gjatë sezonit turistik.
Të dhënat statistikore tregojnë që Mali i Zi edhe gjate vitit 2014 ishte destinacioni kryesor për turistët nga Sërbia, ndërsa Ulqinin gjatë vitit 2014 e kanë vizituar 9.128 turistë nga ky vend që kanë realizuar 119.146 fjetje e që është 1% më tepër në krahasim me vitin e kaluar.