Intervistë me dr.Isat Jakupi kryetarin e partisë së re në Ulqin

February 21, 2015   | Intervista / Intervju

Dr-Isat-JakupiLugina Press: Zotëri Jakupi fillimisht a mund të na thuani diçka në pika të shkurtëra për vetën tuaj, se kush është Isat Jakupi?
Dr Isat Jakupi :  Dr Isat Jakupi është një intelektual nga një familje bujare, ku shumica kanë qenë dhe janë të shkollum. Babi im ishte si punëtori i parë dmth si pionier i turizmit në Ulqin gati gjatë gjithë kohës ka ushtruar funksionin si shef në shumë hoteleri të ulqinit. Axha im ishte një agronom i parë kurse daja Bahri Brisku si një ndër shqiptarët më të mëdhenjë që mbajnë mendë këto vise, përshkak të kombëtares ishte i arrestum me vite në burgje, shkurt familja ime është me frymë kombëtare patriotike.Vetë ushtroj detyrën e mjekut diku më tepër se 20 vite dhe si specialist i internos me vendë pune në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, i vetmi me këtë drejtim specialist. Për momentin dhe si mjek i zgjedhur ku vetë kujdesem për 2000 pacijentët e mi dhe pacijentë tjerë që kjanë probleme shëndetësore ,gjithmonë human.Kohën e luftës së Kosovës fitova dhe dëshminë njeri nga tre mjekët që ndihmova popullit tim të ikur. Familja prej dy djemëve dhe një vajze të dipllomuar në Fakultetin e Farmacisë me krejt dhjetëshe. Djali student i vitit të parë turizëm ,djali 10 vjeçare që më jep energjinë,dhe grun intelektuale që shtron punën e farmacistes,me pasuri dy shtëpija njera ku jetoj 4 katshe,dhe tjetra 3 katshe te kalaja, krejt keto i bëra me forcat e mia pa u korruptuar,duke punuar ditë e nate dhe duke kryer punën e një humanisti.

Dr-Isat-Jakupi-1
Lugina Press: Si e përshkruani gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Ulqin?
Dr Isat Jakupi :  Gjendja e tanishme e shqiptarëve në Ulqin është jashtëzakonisht shum e zorshme, pa kurrfar jete, të diskriminuar nga ana e shtetit,të tradhtuar nga partitë shqiptare, pa jetë pa ekonomi, pa turizëm, në letargji, konfuzion, pa ardhmeni,të shitur dhe të tradhtum, pa vizion, krizë morale dhe njerzore e finacare, pa jetë dhe pa kurrfarë drite, për momentin shum keqë ,rinija na shkon për çdo ditë,vdekje.

Lugina Press: Ju tashmë keni themeluar një parti të re e cila quhet Partia Qendrore Shqiptare për Integrime, cili është qëllimi i themelimit të këtij subjekti?
Dr Isat Jakupi :Vërtet kjo nismë nuk është prej tash vonë, historiku tregon diku nga 2005 atëherë si kshilltar i pa varur i PPD ,dolëm në betejë si lëvizje e vërtetë, dy herë me 2006 dhe 2010, në dhjetor kalum si lëvizje qendrore shqiptare për integrime dhe me kongres 28 janar të 2015 shkrihemi dhe kalojmë si PARTIA QENDRORE SHQIPTARE PËR INTEGRIME.

Partia e re Shqiptare -Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime Ulqin-1

Lugina Press: Bëhet fjalë këtu për parti politike apo lëvizje ngase në disa media të shkruara është paraqitur si parti (PQSHI) e në disa si lëvizje (LQSHI)?

Dr Isat Jakupi :  Partia Qendrore për Integrime dmth që ne deshirojmë të shkojmë me evropën të kërkojmë drejtat tona që i jepë evropa dhe bota,aspak ma tepër,dhe fjala qendrore të bashkojmë gjithë partit dhe elektoratin te ne dhe të shkrihen se ne do jemi bërthama e gjithe shqiptarëve ku jetojnë populli shqiptarë me drejta të evropës e jo të diskriminuar si qytetare të rendit të dyte.

Lugina Press: Cfar mund të na thush në pika të shkurtëra me planprogramin e partisë suaj ?
Dr Isat Jakupi :  Programi jonë dmth që ne sdo figurojmë vetëm në letër por deshirojmë që të jemi faktorë dhe ne nesër si subjekt politik shqiptar të vendosim për fatin tonë asesi podgorica, jo diskriminimit,të ndalim migrimin,të ruajmë rininë,të hapim vende pune të ndalojmë plackitjen e vendit, të zhvillojmë ekonominë të pasurin ta bëmë më të pasur,të hapim shkollat dhe fakultet në gjuhën shqipe,të mësojmë abetaren dhe historikun popullit shqiptar e asesi Janko Marko, të mësojmë për Skenderbeun,Migjenin,të rujamë të mirat detare,të punojmë me kuadro dhe të zvhilojmë bujqësinë dhe pjesët rurale,te e shumë probleme tjerë.
 Lugina Press:   Keni kontakte me liderët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Luginë ?
Dr Isat Jakupi :   Kontaktet kemi të shumta me lider të jashtëm qofshin nga Shqipëria,Kosova ,Maqedonia,dhe Presheva që mendoj se do kemi kontakte të shumta. Më 8 janar 2015 ishim në vizitë tek AAK me delegacion ku ishim shum të pritur nga ana e Ramushit, biseduam krejt gjendjen tonë, na japi fjalën që liderët tjerë nuk i nteresojnë tha që gjithë duhen të shkrihen në partin tonë dhe kemi për ta pasur përkrahjen shum të fort nga ana e AAK. Po ashtu shpejtë presim delegacione nga zvicra të Valtoni,te Edi Rama, Kreshnik Spahiu, Vetvendosja, Thaçi në Maqedoni e kështu me radhë.

Ramush-Haradinaj-delegacioni i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi-1
Lugina Press: Presni mbështetje edhe nga diaspora shqiptare?
Dr Isat Jakupi :   Po presim mbështetjen më të madhe nga gjithë diaspora jemi treni fundit i shpëtimit të popullit shqiptarë në Mal të zi, Kemi thirrje nga Amerika, Zvicrra dhe Gjermania që do na mbështesin bashkpunimin dhe do na ndihmojn me fonde morale e sigurisht presim dhe financiare sepse politika pa financim nuk mund të koëre suksesë edhe pse për momentin jemi pa kurrfar ndihme.

Dr-Isat-Jakupi-Kreshnik Spahiu
Lugina Press: Atëher cilat do të jenë hapat e parë që do ti merrni tash e tutje?
Dr Isat Jakupi : Hapat e parë janë që shpejtë atë jo formale procesuale dhe zyrtare të zyrtarizojmë,me një zyre siç na ka hije, sepse jemi zyrtarisht, të shtrijmë infrastrukturën dhe hapjen e nëndegëve në malësi ,plave dhe gusi,
Të hapim gjithashtu zyret dhe të pusojmë të rinjët të jemi të hapur me diasporen, të jemi afër çdo problemi që do i ndodhë popullit tonë ,të rrisim numrin me kuadro,dhe të i përgadisim kuadrat me edukim dhe seminare për integrime dhe të hapim zyrën që do e përkrah evropa për integrime me fonde të evropës. Ti tregojmë dhe ti kontaktojmë gjithë ambasadat në botë për gjendjen. Me vullnetin tonë,me energjinë,kurajon,vizionin, me programin tonë me rininë tonë mendojmë të jemi faktor jo vetëm në malë të zi pore dhe në ballkan dhe evrop.