Aksidentohet 20 vjeçarja para Komunës së Ulqinit

February 23, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Aksidentohet-A.E.nga TivariNë rrugën ”Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu ” në Ulqin ka ndodhur një aksident, me ç’rast është lënduar një këmbësore 20 vjeçare nga Tivari, në kalimin e dedikuar për këmbësorë në afërsi të Komunës së Ulqinit.

20 vjeçarja A.E. nën kujdesjen e mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit ajo u dërgua në spitalin e Tîvarit, ku ajo po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Momentalisht nuk ka të dhëna për gjendjen e sajë shëndetësore, dhe as për rrethanat e aksidentit.