Në Budve gjendje alarmante nga shembjet e tokës – Video

March 9, 2015   | Reportazh / Reportaža

shembjet e tokës-BudvaËshtë e pabesueshme rrëshqitja kaq e madhe e dheut, që ka shkatërruar edhe rrugën magjistrale Budvë-Cetinje në Mal të Zi.

Situata është alarmante në magjistralen Budva – Cetinje, që është e mbyllur për qarkullim dhe pikëpyetje është se kur do të mundet të lëvizet në këtë aks rrugor, sepse të reshurat e shumta të shiut kanë inicuar rrëshqitjen e tokës që e ka shkatërruar rrugën në fshatin Markoviqi.

Rreth 100 metra asfalt është shembur dhe fundosur për 80 centimetra, por janë paraqitur edhe plasaritje të shumta të thella nga disa metra.

Rrëshqitja e dheut ka shembë edhe një shtëpi, ndërsa shumë të tjera rrezikohen se do të shemben.

Kryetari i komunës së Budvës, Llazar Ragjenoviq ka sqarua se plasaritjet në asfalt  janë paraqitur në vendet ku kohë më para është vërejtur rrëshqitja e dheut, por të reshurat e shumta të shiut kanë sjellë deri te dëmtimi edhe më i madh i rrugës, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ragjenoviq vlerëson se do të nevojiten disa muaj që të qetësohet dhe të riparohet ky aks rrugor duke theksuar se do të duhej para fillimit të sezonit turistik.

Rrëshqet tërë kodra

Sipas fjalëve të drejtorit të Drejtorisë së rrugëve, Sava Paraç, kur është fjala për sanimin e rrugëve do të na nevojiten muaj të tërë.

“Kjo nuk mundet aq shpejt të riparohet dhe të përmirësohet. Fillimisht duhet ndalur-stopuar një kodër të tërë që rrëshqet e pastaj të ndërmirren masat e riparimit. Prandaj nuk jam optimist se a do të kemi sezonë turistike apo jo. Këtë do ta shofim”-ka thënë ai. (INA)

YouTube Preview Image