Nga konferenca për shtyp e kryetarit të UDSH-se – Mehmed Zenka – Video

March 10, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

 

Kem pas rastin para disa ditëve nepërmjet mediave të përcjellim pushtetin aktual I cili feston nje vjetorin e ushtrimit te pushtetit.Me të drejtë shtrojmë pytjet cka festojnë këto zotëri?

Zotërit e lartë përmendur lirshëm kanë mujtë të festojnë tre vjetorin e ushtrimit të pushtetit,sepse tash tre vjete edhe ushtrojnë pushtet.

Cka festojnë këta zotëri? Mos ndoshta festojnë tre vite të dështimit ?!,mos ndoshta festojnë tre vite të shitjes së mjegullës kundrejtë qytetarëve.I pyesim zoteritë e nderuar: ku jane premtimet e dhëna vite me radhë?

UDSH dhe qytëtarët me të drejtë priten që ky pushtet së paku do të dilte me një raporte vjetor,ku do te përmblidheshin të arriturat vjetore.Por jo,ata e panë më të arsyeshme që të fotografrohen gjithë së bashku duke u buzëqeshur.Ndoshta kane edhe arsy të buzëqeshin,sepse qëllimin e arritën,e morren pushtetin,ndërsa sa I përket premtimeve I sherben fjala e vjetër popullore “Fjalt e bukra,gurt në thes”!

-Zoterit premtuan qe do të kujdesen dhe do të angazhohen maksimalisht në zgjidhjen e problemit të Valdanosit,dhe cfarë arritën ?! Për tre vite pushtet arritën vetëm tri herë ta përmendin Vladanosin dhe atë në mënyr deklarative.

-Zoterit premtuan qe do të angazhohen maksimalisht në zgjedhjen e problemit të të mirave detare,u mburrën tejmase që zgjodhën drejtorin e bordit të TË MIRAVE DETARE! Cfarë ndodhi,prej ditës që morën udhëheqësin e bordit: cmimet e shërbimeve u rritën 100% dhe të drejtat e ULQINIT u cunguan edhe më shumë.

Kem shtruar pyetjen si klubi i këshilltarëve :ku janë 1.500.000€ të cilat komuna 3 vitet e fundit I morri prej TË MIRAVE DETARE,dhe në cilat projekte janë investuar?. Këto mjete janë dedikuar vetëm për rregulimet e brezit Bregdetar.Të gjithe ne jemi dëshmitarë që këto mjete u perdoruan për mbylljen e birave të buxhetit dhe kush e di se ku tjetër vetëm për rregullimin e problemeve në brezin e detit nuk u perdorën.Ketu skemi të bëjmë me 150.000€ por me 1.500.000€ të cilat po të ishin shfrytëzuar konform dedikimit sdo të kishim më problemin e vincit në molin e madh,barkaxhite sdo të kishin më problem me vendnxjerrjen e barkeve,limanit te kacemes do tu shtojshin edhe ato 20m qe I mungojnë per tu zgjidh problemi,do të kishim edhe nje shetitore të re mbas hotelit ALBATROS dhe do rregulloheshin njësër problemesh në brezin e detit.Këto zotëri pa pike frike haptas shkelin ligjin në mënyrë që shpenzojnë mjetet jashtë dedikimit.

-Kem shtruar pyetjen tre vite me rradhë, se ku janë shpenzuar mjetet e IPA FONDIT?Edhe këtu kemi të bëjme me disa miliona euro për të cilat qytetarët nuk kanë informata se ku janë shpenzuar.Edhe për këto mjete dyshojmë se jane keqëperdorur,përndryshe do kishim informatat e duhura.

I pyesim pushtetarët pse nuk ndërtohet hotel Galebi , tash dy vite është aprovuar plani për hotel Galebin,Pse nuk ndërtohet hotel Lido?. Ku janë investitorët për hotelin Jadran?,pasi që tash tre vite me rradhë paralajmërohet ndërtimi i ti.Pse nuk pastrohet gryka e Port Milenës,ndoshta presin që të na shpërthej ndonjë bombë ekologjike që të na shkatërrohet sezoni turistik.

Tejmase është dëshpërus fakti që 7000 shtëpi në Shtoj dhe 1000 në Krruc për pastrimin paguajn vetëm 28.000€ mbrenda një viti,ndërsa 4000 shtëpi në qytet për nji vit paguajn hic ma pakë se 600.000€.

-E njëjta statistik vlen edhe për mjetet e mbledhura prej taksbanimit,ku prej te cilave 30.000€ mblidhen nga shtëpit e Shtojit dhe Krrucit, ndërsa 200.000 prej pjesëve të tjera të qytetit.Sic duket për pushtetarët tanë vlenë rregulli që të ardhurit shërbimet ti kenë gratis,ndërsa vendasit janë për me pagu.

-Pushtetarët kanë të holla që të finansojnë ekipet dhe aktivitet sportive në Mal të Zi,pse dhe mos ti finansojnë kur e dimë që sporti në Ulqin lulëzon aq shumë sa që pothuajse nuk egziston.

Ulqini zën vendin e pare në Mal të Zi me numërin më të vogël të te rive te cilet merren me sport.Me një fjalë jemi të parët nga fundi I tabelës.Deri sa sportistët tanë luajnë në ekipet e Tivarit dhe Budvës,komuna e Ulqinit finanson ekipet tjera në Mal të Zi.

Pushtetarët lavdërohen që kanë aprovu 18 plane urbanistike ,në anën tjetër buxheti I komunës është bosh.Kredia është marrë ,vendet me atraktive janë dhënë hipotekë,punëtorët prap skanë rroga,ndërsa pushtetarët janë aq te përgjegjshëm sa që hapin tenderin për blerjen e nji makine luksoze me vlerë 50.000€ ,ndersa ne anen tjeter formojnë komision te posaçëm për mbledhjen e taksave prej qytetarëve të komunës së Ulqinit.Politika e mjegullshitësve gjatë tre viteve të fundit po e mbytë edhe atë pak shpresë që ka mbetur tek qytetarët për të mire.

Nje fjal e vjeter thotë:” po që se dëshironi ta mbytni një popull, atëher mbytjani shpresën”.Sic duket zoterit e lartepermendur ushterimpushtetin e kan kuptu dhe marre si vegel per regullimin e puneve te veta dhe per knaqjen e epsheve te tyre. Për momentin një për politikën mjegullshitëse lokale.

-Sa I përket politikës në Mal të Zi atëherë I drejtohemi qeverisë së Malit të Zi,se kanë kaluar të gjitha afatet dhe ka ardhur koha që të realizohet premtimi dhe marrëvshja në lidhje me komunën e Tuzit ne Malësi.Nuk ka ma vend per improvizime dhe premtime tjera . E drejta per komun te plote duhet realizuar ne afatin sa ma te shkurt kohor.

Nuk mund të hyhet bisedime te metejsheme me Shqipetar pa premtime të realizuara .Qeveria duhet të i kushtojë vëmendje të posaçme problematikës për gjetjen e një zgjedhjeje afat gjate dhe të qëndrueshme për Shqiptarët në Mal të Zi siç janë: mandatet e garantuara në parlamentin e Malit të Zi,komuna e Tuzit në Malësi,të mirat detare,perfaqësimi proporcional në të gjitha strukturat e shtetit,decentralizimi etj….

-Gjithashtu kërkojmë që qeveria të gjejë zgjedhje për punëtorët e krypores,Otrantit të cilët presin drejtësin, siç janë zgjedhë problemet e punetoreve te ndërmarrjeve të tjera në Mal të Zi.

Populli shqipëtarë I ka hup shpresat në përfaqësuesit e vet në parlamentin e Malit të Zi.

Mjegullshitësit edhe në rrafshin politik të Malit të Zi treguan paaftësi elementare.Jo vetëm që i lan shqipëtarët pa minister në qeverin e Malit të Zi por u bën edhe gazi I botës me grindjet e tyre rreth ndarjes së mandateve në mes deputetëve shqipetarë.

Presin prej qeverisë së Malit të Zi që ti realizojnë premtimet kundrejtë shqipëtarëve,ndërsa ne anën tjetër nuk janë në gjendje të mbajnas besën e dhanë njëri tjetrit.E gjitha kjo politikë e mjegullshitëse rezultoi me defaktorizimin e faktorit politik shqipëtar në Mal të Zi.Gjithashtu pyesim organet hetuese dhe policore ,cili është qëllimi i vërtetë i gjitha këtyre kontrollave të një pas njëshme në komunën e Ulqinit këto 10 vitet e fundit :lufta ndaj korrupcionit apo mbledhja e të dhënave korruptive dhe futja e tyre në fiokat e tyre për të mbajtur nën kontrol pushtetaret lokal.

I ftojmë që këto hetime të rrezultojnë me akt akuza konkrete po qe se ka fakte ose ti ndalin këto hetime dhe ti lirojnë puntorët e komunës prej anktheve të hetimeve që të kryejn veprimtarit e tyre lirshëm.

UDSH është I mendimit që për dalje prej kësaj gjendje të mjerueshme të komunës së Ulqini janë dy zgjidhje:njëra është formimi i një qeverie të re lokale, të përbërë nga të gjithë faktorët politik lokal me një mandate dy vjeçar,ku të gjithë së bashku do japin kontributin ne mëkëmbjen e ekonomisë së qytetit.Opcioni I dytë janë zgjedhjet e reja ku qytetarët me votën e vet do të vlersojnë kontributin e secilës parti.

Sipas të gjitha gjasave   Malin e Zi e presin zgjedhjet parlamentare, mbrenda këtij viti, së largu ne fillimin e vitit të ardhsëm.Mu për këtë arsye UDSH ftonë te gjithë subjektet politike shqiptare që të ulen dhe të kordinojn pikat e tyre programore rreth kërkesave politikoekonomike të shqiptareve të cilat pak a shumë janë të njëjta.Dëshrijomë që këto zgjedhje Shqiptarët ti presin me qëndrime të kordinuara dhe të kemi një bashkveprim politik cilësorë dhe frytdhënës,e kjo arrihet vetëm me bashkëveprim.Urojmë që kjo ftesë e jona te mos hasë në veshë të shurdhër.

 

Ulqin , më 10.03.2015

 

 Kryetari i UDSH-se

   Mehmed Zenka

YouTube Preview Image