Apel për ndihmë per familjen e Sulltana Omeragiq në Ulqin – Video

March 12, 2015   | Reportazh / Reportaža

Sulltana Omeragiq -UlqinTë reshurat  e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje të mëdha në territorin e komunës së Ulqinit të enjten e kaluar ka shkaktuar dëme të mëdha materiale që komisioni për vlerësimin e dëmeve do të ketë angazhim të gjatë për të kryer vlerësimet e kërkesave që kanë arritur. Kësaj radhe dëmet janë në objekte si afariste ashtu ato banimi, raporton portali TV Teuta.

Jeta e vështir e nënës së vetme 37 vjeçare Sulltana Omeragiq që lufton për rritjen dhe  për sigurimin e ushqimit për gjashtë fëmijët e sajë,stuhia e ujit e lënë nën qiellin e hapur. Jeton në kushte tejet të rënda skamnore  në një dhomë tri me katër 7 anëtarë të familjes,po sikur nuk i ka mjaftuar kjo situatë,për 5 minuta i shkatërrohet çdo gjë,madje edhe librat e fletoret e fëmijëve.

YouTube Preview Image

“Nuk e kam qëllimin të përfitoj nga kjo situatë,por vërtet kamë shumë nevojë që të më sigurohet një dhomë ku kisha mundur të jetoi me fëmijët e mijë për të cilët kujdesem vetë. Jam drejtuar disa herë edhe kryetarit të komunës më janë dhënë premtime,por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë ,në Qendrën për Punë Sociale më japin të njëjtën përgjigje,më thonë që nuk kanë mundësi të më ndihmojnë,unë nuk dua fëmijët ti çoj në jetimore kjo është pasuria ime,por kërkojë të më jepet një dhomë kudo qoftë që të strehohem me fëmijë. Unë jam nënë që do të sakrifikojë çdo gjë për fëmijët e mijë,por nuk di si të përballem me këtë luftë për ekzistencë”shprehet për televizionit Teuta Z Sulltana .

Kam frik shprehet Sulltana se do të infektohemi,uji ka qenë me fekale brenda kam pasur gati një metër ujë,nuk kam ku të më flenë fëmijë,nuk kam me çka ti ushqejë,me çka ti veshi,këto janë fjalët e një nëne të vetme të cilës mundimet e sajë për të luftuar me jetën ja dyfishuan përmbytjet e ditës së enjte.Sulltana nga qendra për punë sociale merr 170 euro,po me këto para duhet të ushqejë 6 fëmijët e sajë,ti shkollojë,ti vesh,të paguajnë qiranë 70 euro në muaj për një objekt që më tepër i përngjanë një kasolle,se objekti banimi,të mos komentoi më shumë besoi se nga pamjet keni arritur të shihni më shumë se të thuhen njëmijë fjalë.