Gjeloshaj: Premtimet e Qeverisë të cilat kurrë nuk realizohen! – Video

March 19, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nik Gjeloshaj -deputetDeputeti Nik Gjeloshaj në Parlamentin e Malit të Zi, 18.03.2015

I nderuari nënkryetar, i nderuar z.Gjukanoviq, e nderuara ministre Vllahoviq, të nderuar ministra, të nderuar koleg dhe kolege deputet.

Partitë politike shqiptare gjatë 25 viteve të pluralizmit kanë qenë në anën e drejtë dhe po thuaj se gjithë këto vite kanë pranuar që prioritet e tyre politike ti lanë anash për interesa madhore, kanë qenë zëri i arsyes kundër luftës dhe për pavarësinë e Malit të Zi në vitet 90, kemi qenë në anën e drejtë në vitin 97 dhe natyrisht në vitin 2006. Asnjëherë nuk do kërkoj falenderime për qendrimet tona dhe mbështetjës që i kemi dhënë proceseve, se këtë e kemi bërë për përmirësimin e shtetit në të cilin në bazë të kushtetutës si qytetarë jemi konstituent, gjegjësisht si shqiptarë.

Qeveria e cila është formuar nga fundi i vitit 2012 kishte një mangësi të madhe, nuk kishte ministër me kombësi shqiptare, por nuk dua të kthehem në të kaluarën, por të shohim cfarë mund të bëjmë për të ardhmen. Sot që në bazë të vlerësimeve të mija qeverisë i kanë mbetur edhe një vit, partia politike të cilën unë e përfaqësoj ka vlerësuar se në këtë moment nuk do të ishte veprim politikisht i zgjuar të marrë/kërkoj përgjegjësi në nivel ministror, se duhet të konstatojmë se çështjet politike të cilat ne përfaqësojmë ende nuk janë zgjidhur.

Ne do të insistojmë që kuadrot cilësëore nga korpusi jonë kombëtare të marrin përgjegjësitë në resoret ku kemi më së shumti probleme, nga arsimi, bujqësia, turizmi, ekonomia dhe kultura. Do të kërkojmë që përfaqësuesit tonë të jenë profesionist dhe jo përfaqësues politik në resoret e përmendura, dhe tashmë ka filluar realizimi. Unë do vazhdoj të përkrah të gjitha zgjidhjet që çojnë në zhvillimin e Malit të Zi, fuqimisht do të përkrahim qeverinë në përmbushjën e standardeve të NATO-s, për arsye se NATO është një hap nga ato interesa të mëdha, për të cilat i kemi lënë anash disa nga kërkesat tona themelore politike, por me siguri do të insistojmë dhe nuk do të përkrahim asnjë zgjidhje për të cilën vlerësojmë se nuk është në interes të popullit tonë dhe në interes të vendit.

Partia të cilën unë përfaqësoj nuk ka të nënshkruar marrëveshje koalicioni për përkrahjën e kësaj qeverie, por do të përkrahim zgjidhjet e propozuara.

Duhet të kuptoni qartë se kërkesat tona asnjëherë nuk kanë cenuar liritë e qytetarëve tjerë, për këtë arsye nuk e kemi kuptuar asnjëherë pse ka munguar vullneti politik për të plotësuar kërkesat tona elementare. Nuk kërkojmë asnjë gjë që i takon diku tjetër. Kemi kërkuar dhe do vazhdojmë të kërkojmë vetqeverisjën lokale, dhe e gjithë bota e ka kuptuar se kjo për ne është kërkesa elementare, qellimi kryesorë, por kemi përshtypje se qeveria akoma nuk e ka kuptuar dhe nuk është e bindur se kjo e drejtë neve na takon, kërkoj arsye por nuk mund të bindëm pse.

Kemi nevojë për përfaqësim në organet shtetërore, por të dhënat tregojnë se çdo herë e më pak kemi shqiptarë në organet shtetërore. Nuk kërkojmë favore personale, por kërkojmë zgjidhje profesionale, kemi të rinjë të shkolluar në të gjithë botën, por për fat të keq nuk mund të gjejnë vend në administratë.
Më duhet të theksojë faktin se niveli i teksteve në gjuhën shqipe të cilat janë në përdorim në arsim janë me gabime të mëdha në përkthim. Tekstet e historisë janë rast i veçant, mëndoj se as ata që i kanë bërë nuk besojnë në ato që kanë shkruar.
Kështu që do vazhdoj të kërkojë zgjidhje konkrete, jo favore personale, por përfaqësim në institucione vendimarrëse dhe liri në veprim që me eksperiencën tonë në mënyre të drejtë të përmirësojmë sistemin. Keni shansin që me vepra të tregohet vullneti politik për të realizuar kërkesat tona minimale.

Dua të theksoj se në Malësi një nder problemet, të cilën edhe këtu në orën e kryeministrit e kamë përmëndur, çështja e funeralit është zgjidhur dhe ky është një shembull pozitiv. Kemi shëmbull pozitiv zgjidhje në ministrinë e arsimit për ndihmës ministër, që do të marrë përgjegjësi për zgjidhjën e këtyre problemeve.

Do të theksoj se ministri Zhugiq e ka marrë parasysh kërkesën time që në buxhet të jenë të planifikuara mjetet që shpresoj do të realizohen nëpërmjet ministrisë së bujqësisë për furnizim me ujë të pjesës malore të Malësisë dhe gjithashtu pres që për atë pjesë, kur kemi fol për ligjin për gjykatat, ku ministri në largim i drejtësisë ka premtuar që në Tuz do të ketë zyre të gjykatës themelore dhe shpresoj që me ndryshimet në ligj që deri në fund të mandatit të zgjedhim edhe këtë. Një gjë themelore që do të kërkoj përkrahje edhe këtu që në vazhdim të realizojmë këtë investim që është e planifikuar me buxhet dhe në bazë të eksperiencës tonë të mëparshme me ministrinë e bujqësisë do na duhet mbeshtetja që këtë çështja ta realizojmë për arsye se mjetet janë të planifikuara në buxhet. Sot para seancës z. Zhugiq më është lajmëruar vetë që të flasim për këtë temë, që ta realizojmë me ministrinë e Bujqësisë.

Ju faleminderit.

Burimi: Nik Gjeloshaj Facebook

YouTube Preview Image