Turoperatorët nga Rusia vizitojnë Ulqinin
Turoperateret nga Rusija ne Ulqin
Nen organizimin e Organizates Nacionale te MZ, grupa e turoperatereve nga Rusija po qendron ne nje vizite ne Mal te Zi prej 19 deri 22 mars. Vizita u organizua ne bashkepunim me zyret e Turikishairlines ne Podgorice, organizatat lokale te Budves, Ulqinit, Tivarit, Tivatit dhe Kotorit, si dhe agjensionin Kompas nga Budva.
Perfaqesuesit e turoperatereve dhe medijat (Pegas tour, Piligrim-94, Tour Info, Veld Avia, Ross Tour), gjate vizites po qendrojne ne hotelin Splendid ne Budve. Diten e pare ato vizituan Kotorin, Perastin dhe Tivatin.
Te shtunen me 21 mars, kjo grupe qendroj ne Ulqin, ku paten mundesine te vizitojne Kalane, ku edhe perfaqesuesi i OT i tregoi dicka me shume per historine e qytetit te vjeter me nje akcent ne robet ne Uqin, Miguel de Servantes, gusaret etj. Pas nje shetitje te ngadalshme ato arriten ne Plazhin e madh dhe ne Ade, vende qe duhen patjeter te vizitohen nese gjendeni ne Ulqin.
Turoperateret Rus vizituan poashtu edhe Vinarine Miloviq qe gjendet ne afersi te Ulqinit, saktesisht ne Briska gore, qe eshte njeri nder rajonet me te mira per prodhimin e veres. Paten mundesine te shohin menyren e prodhimit me nje tehnologji mjaft moderne, te vizitojne podrumet e veres ndersa ne konobe kane bere nje pushim te shkurter me degustimin e veres por edhe me kuzhinen nacionale te vendit tone qe ishte pregaditur enkas per to.
Jane kenaqur edhe ne natyren perreth, kurse dita e bukur me diell ishin arsye me teper qe ato te bejne shume fotografi qe do ti kene si kujtime te bukura nga Ulqini.
Ne fund duhet te permendim qe drejtoresha e OT gjendet ne Rusi ku eshte duke u mbajtur edhe njeri nder panairet me te rendesishem turistik Rusia Mitt 2015. Se bashke me afaristet tane dhe organizatat lokale, ONT eshte duke e prezantur oferten turistike per kete sezone, dhe shpresojme qe turistet nga Rusia edhe kete vit do te zgjedhin Malin e Zi si destinacionin e tyre turistik ku gjithmone jane te mireseardhur.
Sherbimi i OT Ulqin