Sot në Ulqin, Odeta Nishani do të shoqërohet nga Iliriana Gjeka

March 24, 2015   | Lajmet / Vijesti

Zana Sarvan, Odeta Nishani dhe Ilirijana Gjeka në Kalanë e UlqinitTakimi   në Ulqin  do të  fillojë  ne  orën  09,45  minuta ku  Presidentin  shqiptar Nishani do ta presë  Kryetari  Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pas bisedimeve  dhe  deklaratave  për shtyp në hapsirat  e komunës , është paraparë  Vendosja  e një kurore   me lule   në varrin e Ymer Prizrenit.

Po ashtu agjenda parasheh  një takim me sportistë  të  dalluar në  hotelin ,,Otrant  dhe një takim të  organizuar nga  KNSH  në Mal të Zi.

Për Zonjën e Parë , Odeta Nishani  është  përgatitur një agjendë e vecantë Ajo do të  jetë e shoqëruar nga  Iliriana  Gjeka  dhe  disa  zonja  të tjera të Komunës  tonë dhe bashkarisht do të   vizitojnë  bibliotekën,dhe muzeumin ne kala.

Në vazhdim  ja dhe  agjenda  e vizitës së Presidentit Nishani  për datën 24 mars.

 

E martë, 24 mars 2015

 

 

08,00                Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt Tivarit

 

08,45               Mbërritja në Tivar Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Zef Gashi

 

09,15               Nisja drejt Ulqinit

 

09,45               Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me Kryetarin e Komunës Ulqin

 

10,15               Vendosje e një kurore me lule në varrin e Ymer Prizrenit

 

10,45               Nisja për Hotel Otranto, takimi i SH.T.Z Bujar Nishani me grupin e sportistëve

 

11,00               Takimi i SH.T.Z Bujar Nishani i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi

 

12,30               Nisja e SH.T.Z Bujar Nishani me bashkëshorten drejt pikës kufitare Sukobinë (Murriqan)

 

14,15               Mbërritja në Tiranë

Mas medjet  po i kushtojnë   vëmëndje të vecantë   kësaj vizite.

Takimi cilësohet si  shprehje e miqësisë  dhe kontribut   i marëdhënijëve  dypalëshe  në  rajon.