Kabil Kurti: Ja pse ndodhin përmbytjet në Ulqin – Video

March 26, 2015   | Reportazh / Reportaža

Kabil-Kurti-NewYork-planiDuhet cekur që përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Ulqin. Mbushja e kanalizimeve dhe dalja e përrenjëve nga shtrati ka vënë në rrezik jetën e shumë personave, ndërkohë që dëmet materiale janë shumë të mëdha, si në bujqësi ashtu edhe në shtëpitë  e shumë lagjave në komunën e Ulqinit. Dëme janë shkaktuar në zonën idustriale të lagjes Bratica, bash tek fabrika e mobiljeve “Kurti” tek gjimnazi i Ulqinit, në lagjen Gjerana, Shtoji etj.

Përmbytje masive në Ulqin-nga-shiu

Me bllokimin e kanaleve kulluese dhe reshjet e forta rrezikuan jetën e shumë banorëve para disa ditëve në komunën e Ulqinit, shprehet para kamerave të Tv Teutës pronari dhe gjithashtu kryetari i “Biznis Klub Anamalit” ( BKA) z. Kabil Kurti.

Kanali-Bratica-Ulqin-Ulcinj

Kabil Kurti i cili nga nisja e reshjeve intensive është gjendur në terren në zonat e përmbytura, tha për Tv Teuta se në përkeqësimin e situatës kanë ndikuar ndërtimet pa leje, por edhe ato me leje që janë dhënë jashtë çdo kriteri e pa plan, të cilat kanë bllokuar kanalin Bratica duke e betonuar dhe zvogluar kullimin dhe rjedhen e ujit.

Kurti tha se nëse nuk do të kemi çlirim të zonave urbane, përbytjet në Ulqin do të vijojnë të jenë problem edhe në vitet e ardhëshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondentia e TV Teutës.

YouTube Preview Image