Panairi i dytë i punës në Ulqin, hallka e realizimit të sfidës së punësimit real

March 26, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Panairi i dytë i punës ne Ulqin-Hotel Mediteran-2015Panairi i dytë i punës ne Ulqin organizohet nga Hotel Mediteran

Hoteli Mediteran në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Entin për Punësim, Organizatën Turstike, Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Televizionin Teuta, në Ulqin me datën 02 prill 2015 në ora 11:00, organizojnë në ambjentet e hotelit “Panairin e Dytë të Punës 2015”.

Ky panair do të sjellë përballë punedhënësit (nga subjekte të ndryshme në Komunën e Ulqinit) dhe të gjithë punekërkuesit e tjerë të cilët përbëjnë kandidatë potencial me vlerë në tregun e punës.

Panairi i dytë i punës ne Ulqin-Hotel Mediteran-2015-1

Panairi i punës cilësohet si një metodë efikase pasi do t ‘i mbështesë punekërkuesit të shfrytëzojnë këtë rast për tu njohur me vendet e lira të punës, të konkurrojnë për pozicionet e punës që i përshtaten kërkesave të tyre.

Jo vetëm të rinjtë, por të gjithë ata që e gjejnë veten të papunë dhe pa mundësi punësimi, do të mund të aplikojnë në Panairin e Punësimit.

Vitin e kaluar ekipi i punës së Hotelit Mediteran në Ulqin, i cili ishte duke realizuar punën praktike në fushën e hotelerise dhe mikëpritjes nën drejtimin e prof.dr.as Brilanda Bushati, ndërmorën përsipër të gjenin zgjidhje për nevojën e hotelit për kuadro të reja në punë. Prof. Bushati solli per herë të parë për Hotelin Mediteran një projekt të sukseshëm nga pervoja e saj profesionale, dhe kështu u organizua një panairi I mirëfilltë i punësimit në Ulqin. Organzimi i Panairit të parë ishte shumë i suksesshem falë dhe mbështetjes se shume aktoreve me rëndësi sic janë: Komuna e Ulqinit, Enti për punësim, Organizata Turistike, Instituti për kërkime shkencore, Televizioni Teuta, UBA dhe BKA. Të gjithë këto janë një tregues i qarte që ky panair do të egzistojë dhe do të përsoset edhe më tutje duke krijuar kështu një vazhdimësi të tij.

Panairi i dytë i punës ne Ulqin-Hotel Mediteran-2015-2

Në vitin e kaluar ky panair mikëpriti 182 kandidatë të cilët aplikuan me CV pune. Ne jemi të bindur se këtë vit, interesimi dhe numri i vizitorëve si dhe kandidatëve do të shtohet konsiderueshëm. Kjo sepse ky panair është një mundësi e mirë për të gjithë punëkërkuesit e kualifikuar si edhe për ato studentë që sapo janë diplomuar për t’u njohur me çfarë ofron tregu i punës në Ulqin.

Në këtë panair do të jenë prezent shumë biznese të mëdha dhe të vogla, të cilat kanë vende të lira pune. Ato do të prezantojnë në panair vende të lira vakante dhe do t’i intervistojnë njerëzit e interesuar. Kompanitë do të bëjnë një përzgjedhje paraprake në listën e punekërkuesve që kanë aplikuar.

Gjatë intervistave të shumta do të përzgjidhen ato të cilët do t’i përgjigjen më mirë pyetjeve të shtruara dhe ata të cilët do të rezultojnë të duhurit do të kenë shanse për tu punësuar.

Ju ftojmë të gjithëve të shfrytëzoni mundësine dhe të përfitoni nga ky rast ideal për qytetin e Ulqinit.

Suzana Muja

Kordinatore e Panairit të Punës Ulqin

Email: Sajamradaulcinj@gmail.com