Galle Trauma vjen me video klip sexy

March 28, 2015   | Lajmet / Vijesti

Galle-Trauma-Ulqin-vjen me video klip sexyKenga me e re e Gazmir Trumes “Vetem ti mos flej” apo siç njihet me emrin skenik Galle Trauma ka bere buje ne trojet shqiptare fale talentit te ketij kengetari ulqinak. Bashkpunimi i tij me Regjisorin Ali Zigeli nuk eshte i pari dhe Galle thote se nuk do jete i fundit pasi qe perveç tjerash Zigeli eshte dhe mik shume i mire i tij.

Muziken e ka realizuar Milo Millok Kekic per te rinjte i njohur si dj Millok per te cilin kengetari shpreh se eshte shume i kenaqur me bashkpunimin. Ai thekaon poashtu se Millok eshte nje nga shume te rinjte e qytetit qe i japin shume Ulqinit ne fushen artistike.

Arkiva shqip portali me i madh i hiteve shqiptare sot ka bere te mundur publikimin e kenges ne kanalin zyrtar ne youtube.

I pyetur per portalin tone Galle deklaron se qellimi i tij ne jete eshte edhe promovimi i vlerave kulturore te Ulqinit me qellim qe opinioni i gjere te jete i vetdijeshem per fuqine qe kane talentet e Ulqinit.

Klipi i kenges eshte i realizuar ne frymen e viteve 70-80 ku modelja lirisht mund te krahasohet me ikonen e bukurise italiane Monica Belluci.

Ajo çka e ben me terheqes kete klip dhe kengen eshte ngjyra e zerit e Galles dhe teksti i cili ka nje volum ndjenjash per te cili meritor eshte vete kengetari. Galle Trauma eshte ne fillim te karrieres se tij megjithse ka realizuar edhe kenge te tjera para kesaj ku veçohet dueti me liderin e Grupit Burn Dino Zigelli, poashtu nje Ulqinak i suksesshem ne boten e muzikes shqiptare dhe jo vetem. Galles i urojme suksese te metutjeshme ne karrieren e tij.

Ndryshe Lajme nga Ulqini e ka dëgjuar këngën dhe bëhet fjalë për një këngë me potencial për t’u bërë një prej hiteve të kësaj vere.

Mbetet të shihet çfarë do të sjellë “Vetem ti mos flej”, por një gjë dihet – ai pritet të jetë një prej emrave të rinj që do të depërtojë suksesshëm në skenën e muzikës shqiptare me këngë të bukura ku publiku do ta gjejë veten./Lajme nga Ulqini/