Themelohet Bashkimi i nxenesve te shkollave te mesme te Malit te Zi

March 28, 2015   | Kulturë / Kultura

Bashkimit te nxenesve te Malit te Zi -Me daten 27.03 u themelua Bashkimi I pare I nxenesve te shkollave te mesme te Malit te Zi ne gjuhen malazeze I quajtur Unija srednjoskolaca Crne Gore.Projekti eshte financuar nga fondacioni gjerman Schuler Helfen leben,por I udhehequr nga organizata joqeveritare Juventas .Qellimi I ketij projekti dhe Bashkimit te nxenesve te Malit te Zi eshte qe te permirsojne kushtet e adoleshenteve ne Mal te Zi,qe t I zhvendosin kufinjte e te drejtave tyre,ti shprehin qarte deshirat dhe te luftojne qe zeri I tyre te degjohet.Organizata e ka formen e parlamentit te Malit te Zi.Perfaqsuesit jane nxenesit e shkollave te mesme nga I gjithe Mali I zi dhe organizata ka organet kompetente : 7 anetare te komitetit drejtues,Kryetarin ,nenkryetarin dhe sekretarin si edhe anetaret plotesues.Ulqini pati dy perfaqsuese nga shkolla Vellazerim Bashkim ne séancen e fundit (Arlinda Osmanoviq dhe Florinda Xhaferoviq).Ato premtojne qe nxenesit do te kene drejtat e tyre dhe si pjesemarrese te programit jane ndare teper te kenaqura.Theksojne se ndryshimet per te mire do te ndodhin doemos sepse te rinjte jane ato qe vendosin per te ardhmen.E ardhmja e tyre eshte drita e se nesermes.