Hajredin Kovaçi: Në shtatëdhjetë vjetorin e Masakrës së Tivarit

March 31, 2015   | Kulturë / Kultura

Hajredin Kovaci(Në shtatëdhjetë vjetorin e Masakrës së Tivarit)

Shtatëdhjetë vite më parë
një Masakër e Madhe ndodhi në Tivar
të gjithë i mbyllën veshet edhe sytë
për këtë tragjedi që, kurrë mos u përsërittë!

Shtatëdhjetë vite më parë, në Tivar
edhe deti u bë i bardhë
nga plisat e burrave kosovarë!

Shtatëdhjetë vite më parë, në Tivar
i vranë në pabesi, mbi katërmijë
askund asnjë shenjë, asnjë varr!

Shtatëdhjetë vite më parë, në Tivar
qielli lotoi, deti u trazua, toka rënkoi
veç shteti shqiptar, as pau, as dëgjoi!

Shtatëdhjetë vite më parë, në Tivar
mbi katërmijë mbeten të vrarë
si s’u kujtua kush, as dje, as sot
t’ju ngrejë një lapidar!?

Hajredin Kovaçi Facebook