Kompania turke “Polin”: Çdo gjë gati për fillim të punimeve

March 31, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Akva park-polinKompania turke “Polin” është gati që prej nesër t’i fillojë, të ashtuquajturat, punimet hulumtuese, ndërsa njëkohësisht do të punohej në projektin final të ndërtimit të qytetit ujor në Shtoj, shkruan “Pobjeda”. Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për këtë gazetë tha se mbas vendimit të Ministrisë së financave, situata është bërë akoma më e qartë duke shprehur bindjen se në disa ditët e ardhshme të gjithë problemet do të tejkalohen.

“Në rast se ky investim me vlerë 7,5 milion euro dështon, shumë do të humbasin edhe banorët e Shtojit, po edhe familja Rudoviq, sepse të gjithë eksperiencat tregojnë se çmimi i tokës në rrethinën e afërt dhe të largët të akua-parqeve rritet tre deri në gjashtë herë”, shkruan kjo gazetë duke shtuar se tani mbetet të veprojnë organet shtetërore.

TVCG