Filip Vujanoviq: Demarkacioni Kosovë- Mali i Zi çështje javësh – Video

April 4, 2015   | Rajoni / Region

Hashim-Thaci-Ulqin-4Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi është çështje javësh. Kështu ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Këtë e tha në Ulqin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune.

Kundër këtij çmimi kanë dal disa deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, por Vujanoviq nuk deshi ta komentoj.

Tha se kryetari i Ulqin ka arsyet e veta pse ka bërë këtë .

Por, Vujanoviq tha se çështja e demarkacionit do të përfundojë si fqinjësi e mirë.

Vujanoviq: Kryetari e arsyetoi vendimin

“Ju dëgjuat arsyet e kryetarit të Komunës se pse ka vendosur një gjë të tillë, pra t’i shpall Ramën dhe Thaçin, qytetar nderi. Ai detaisht, e tha pse mori vendimin dhe me këtë është pajtuar edhe opinion publik. Mendoj se unë nuk duhet të shpjegoj një gjë të tillë. Me Thaçin kam biseduar lidhur me demarkacionin e linjës kufitare, është çështje javësh kjo punë tani, dhe një marrëveshje të tillë e ta përfundojmë si fqinjësi e mirë”, tha Vujanoviq.

Megjithatë, në ceremoninë e sotme udhëheqja komunale thanë se me unanimitet kanë vendosur që kryeministrin Rama dhe zëvendëskryeministrin Thaçi, ta shpallin qytetarë nderi të Ulqinit. /B. Syla/

Bota Sot

YouTube Preview Image