Ilir Lleshi: 10* (Dhjetëshe me yll)

April 8, 2015   | Reportazh / Reportaža

konferenca-shkencore-ulqinMbas pjesës oficiele, në pushim, tek sa po pinin nga një lëng, një pjesmarrës i Konferences së VII shkencore nderkombëtare e cila u mbajt në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, me 03.4.2015, iu drejtua profesor Elezit: -“Profesor, dhjetëshe me yll”. I preokupuar me vazhdimsinë e Konferencës, profesor Elezi iu përgjegj me një buzëqeshje dhe vazhdoi hapin. Në ato momente, mua në retrospektivë m’u kujtua biseda që në fëmijëri më kishte folur babai. Në kohët e arta të arsimimit respektivisht studimit, të këtyre anëve, atëherë kur profesorët e universiteteve të këtij nenqielli vështirë vlersonin studentët e tyre me notë maksimale, ndonëse rrallë, megjithatë ndodhte vlersimi maksimal. Kur në gjeneratë respektivisht në gup, ndodheshin disa vlersime të tilla, atëherë profesori për të dalluar më të mirin, vlerësimit maksimal ia shtonte një yll. Sa simbolik, aq edhe domethënës. Dhjetëshe vlersimi maksimal për punën e studentit ndersa Ylli simmbolizon lartësinë, driten e mbi të gjitha shkelqimin.

E tillë ishte edhe Konferenca e VII shkencore nderkombëtare në Ulqin, e organizuar nga Instituti për kerkime shkencore dhe zhvillim Ulqin dhe Komuna e Ulqinit. Çdo gjë ishte e mirë menduar dhe mirë organizuar. Si një fryt i një pune tremujore, duket se suksesi është evident.

Tani më është bërë traditë që Konferenca shkencore të mbahet në prag të festës së Ditës së Komunës së Ulqinit. Traditë sepse sivjetë është viti i shtatë rrallazi që konferenca i zhvillon punimet e veta. Është nderë për mbarë opinionin ulqinak që në qytetin e tyre po i prezantojnë punimet e veta hulumtuese, autorët nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnia e Hercegovina, Bullgaria, Rumunia, Hungaria, Holanda e madje edhe nga SHBA. Larmia e autorëve të ardhur nga shtetet e ndryshme me të folme të ndryshme, i jep konferences karakter ndekombëtarë. Padyshim se kjo është edhe një punë e madhe në drejtim të shpalosjes e prezentimit të vlerave ekonomike e mbi te gjitha turistike të Komunës së Ulqinit.

Tema sa mbresëlënëse aq domethënëse:

PERIUDHA POST KONFLIKTEVE NË BALLKAN,
KU JEMI NE 20 VITE PAS MARRËVESHJES SË DEJTONIT ?
NDËRTIMI I PAQES DHE INTEGRIMI I BALLKANIT NË BE DHE NATO!

Fjalën hyrëse e mbajti nikoqiri, prof. Ass. Dr. Elez Osmani drejtor i Institutit për kerkime shkencore dhe zhvillim Ulqin. Ai tha se qellimi i kësaj konference është që të hartohen konkluzionet dhe rekomandimet për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit. Tematika ka per qellim që të përcaktojë modelin i cili garanton rritje ekonomike, zhvillim të qendrushëm drejt integrimit të vendit në rajonin ballkanik dhe më gjërë. Jemi mbledhur këtu për një argumetn i cili nuk është i panjohur prej nesh. Ai është mënyra se si do ta shohim të ardhuren e problemeve tona dhe mundësite reale të ecjes së mëtejme përpara. Takimet e tilla rajonale, janë një mundësi e mire për të diskutuar mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në vendet tona. Ato qe drejtëpërdrejtë kane evidentuar ngjashmërinë dhe ndryshimet në mes njeri tjetrit, si dhe politikat ekonomike dhe financiare të nevojshme për zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohemi. Për këtë arsye kam deshirë që kjo konferencë të vazhdojë të shënojë bashkpunimin dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, në mënyrë që po bashkarishtë të inkuadrohemi në BE dhe NATO, përfundon nikoqiri.


Konferencen e hapi Kryetari i Komunës së Ulqinit zotëri Fatmir Gjeka. Ai tha se shqiptarët në Mal të Zi, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë faktor i paqës dhe stabilitietit. Prandaj edhe kësaj here do të japin një kontribut të madh që Mali i Zi, sa më parë, të antarësohet në BE dhe NATO.

Konferencën e përshendeten: ambasadori i Turqisë, ambasadori i Hungarisë, Adnan Jashari Minister i drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë, Niké Wentholt – Universiteti i Groningenit – Groningen – Holandë, Duda Bale nenkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ramë Vataj Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizëren.

Konferencen e nderuan me pjesmarrje dhe me fjalen e rastit Vesko Garçeviq – Koordinator kombëtar për NATO dhe ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm për NATO e politikë të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane në Mal të Zi. Ish ambasadori në vendet e Beneluksit, Dr. Alfred Moisiu -,President i Shqiperisë 2002-07, kryetar i Shoqatës ”Atlantiku”, foli për “Integrimet Euro- Atlantike – Shqipëria në Nato si dhe Michael Minch – Universiteti UTAH, Valley, SHBA – Rrjeti i Samitit të njohurive dhe aksionit si mjet ndërtimi të paqës në Ballkan.
Në Konferencë u paraqiten 300 autorë me mbi 200 punime. Ndonëse , për shkak të kohës së kufizuar, punimet i prezantuan vetem 25 autorë, punimet tjera do të botohen në Revisten shkencore Buletini.
Në orët e pasdrekës, Konferenca i vazhdoi punimet me tryezen e rrumbullakët. Tema: “Ku jemi ne 20 vite mbas marrveshtjes së Dejtonit”. Me punimet e kësaj tryeze udhëhoqi prof. dr. Michael Minch nga Universiteti UTAH nga SHBA.
Shpresojme që punimet e dalura nga konferenca, të jenë një bazë e cila do të i’u sherbejë pushteteve qendrore dhe lokale, në hartimin e programeve të veta zhvillimore ekonomike të vazhdueshme, për një mirëqenie të mbarë popullates rajonale.