Nexhat Haziri: Rama dhe Thaçi, qytetarët e (pa) ndershëm të Ulqinit

April 11, 2015   | Opinione

Nexhat HaziriAtëherë çfarë u dashka çmimi qytetar nderi për këta dy burra të cilët vetë patën kërkuar nga ,kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka , që tua bëjë këtë “nder”, në vizitat paraprake, të cilin këta do ta varin si medaljon në qafë për qëllime dhe ambicie të tyre personale politike.

Ndarja e çmimit qytetar nderi të Komunës së Ulqinit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, nga ana e kryetarit të Komunës, Fatmir Gjeka, ditë më parë akoma po përcillet me polemika të shumta në opinionin malazez por edhe atë shqiptar, nese kryetari Gjeka i kishte përfillur të gjitha procedurat me rastin e marrëjes së këtij vendimi.Një gjë dihet, qeveria malazeze nuk do ta prish këtë vendim të kryetarit Gjeka, edhe pse ky i fundit vete e kishte pranuar se nuk kishte vendim të kuvendit të Komunës së Ulqinit për ndarjen e këtij çmimi për Ramën dhe Thaçin, por këtë e kishte bërë siq u shpreh ai në konsultim me partitë politike.

Dhe mos prishja e këtij vendimi nga niveli qendror është për arsyje të mardhënjeve të mira që kanë Rama , Thaçi me kryeministrin malazez Milo Gjukanoviq, mardhënje këto që cilësohen të jenë më shumë përsonale dhe klanore, sidomos në kontrabandim dhe përfitime të majme që përfitojnë këta, dhe kjo nuk është e panjohur në realitetin ballkanik, sesa për mardhënje që karakterizojnë zhvillim, dhe respektim reciprok të standardëve eurpoane për të drejtat e qytetarëve pakicë që jetojnë në vendet e përfaqsuara apo të udhëhequra nga këta lider.

Por, nese për një moment edhe unë bëhem patriot romantik, edhe mund të themë: Për inat të “shkive” duhet të përgëzuar këtë veprim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjeka.Por, a duhet të jetë kjo e vetmja arsye që këtyre burrave tu ndahet ky çmim.Themë se jo dhe besoj se këtë e ndajë më shumë lexues të mundshëm.Çfar nderi i bën këta Ulqinit, cfar i ofruan dhe e ndihmuan qutetin dhe ulqinakët.

Çfar personifikojnë këta dy lider politik për politikanët lokal të Ulqinit dhe mjafton një vështrim i shkurtër gjendjes në Shqipëri dhe Kosovë, ku regresi prek të gjitha poret e jetes së qytetarëve të këtyre dy vendeve, pra, nuk janë model i një qeverisje të mirë as në Shqipëri e cila është shëndrruar në një republikë të tritolit as në Kosovë e cila është më keq dhe më e izoluar sa edhe vet Korea Veriore. E po cfar bënë për Ulqinin.

A u munduan këtë lider, Rama e Thaci, së paku të pyesin se cili është standarti i arsimimit në shkollat shqipe në Ulqin dhe gjithandej vendbanimeve shqiptare ne Mal të Zi, cila është literatura e tyre dhe sa i plotëson nevojat e tyre për mësim nxënje në gjuhën shqipe. Sa është e mjaftueshme kuota e përcaktuar për rexhistrim të studentëve nga Ulqini dhe Malësia e Madhe në universitet shtetrore në Tiranë dhe Prishtinë. Çfarë bën për Malsinë e madhe, që kjo trevë mos të boshatiset nga popullata shqiptare, e cila është e diskriminuar nga politika e padrejtë dhe anti humane e qeverisë së Podgoricës, e cila po godet cdo pore të jetes së malsorit në këto treva.

A kërkuan nga qeveria malazeze ndeprerjen e kësaj politike dhe avansimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Ulqin dhe Malësinë e madhe, siq është edhe pranimi i kerkesës legjitime të shqptarëve për komunën e dytë të tyre në këtë vend, atë të Tuzit.A ndihmuan me ndonjë fond forcimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare qoftë me sponzorizime të të botimeve shkencore e historike të librave për kulturën dhe traditën shqiptare në Ulqin dhe në Malësinë e madhe.Përgjigja është JO. Dhe kjo përshkak të politikës servile që ndjekin Tirana dhe Prishtina me të gjitha shtetët fqinje në të cilat jetojnë edhe shqiptarët. Në aspektin kombëtar, gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi është në nivele alarmante dhe tepër shqetësuese.

Përqindja e tyre në nivel shtetëror arrin në 4,91% nga 7% që ishte një dekadë më parë. Në Malësi, me qendër Tuzin, kemi rreth 64% shqiptar, në kohën kur në 2003 kishim 84%, ndërsa në vitin 1993 kishim mbi 95%. Në Ulqin kemi rreth 72% shqiptar aktualisht. Këto janë dy qytetet më të mëdha në Mal të Zi të banuara me shqiptarë. Politika e pushtetit qeveritar ndaj shqiptarëve është e pa emancipuar, tepër diskriminuese, asimiluese, rrjedhimisht me qëllime të spastrimit etnik përmes formave mohuese të zhvillimit ekonomiko – shoqëror. Edhe pse sot kemi hyrë në rrugët e integrimit evropian, ende vazhdon politika asimiluese dhe e krijimit “të kushteve për dëbim” të shqiptarëve nga tokat e tyre.

Në Plavë e Guci, Tivar dhe Rozhajë, numri i shqiptarëve është në përqindje shumë të vogël dhe rrezikon që së shpejti të mbesë vetëm letër e historisë, siq e përshkruan publicisti dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Anton Lulgjuraj. .As Rama e as Thaçi, e as pararëndësit e tyre nuk kërkuan sqarim nga qeveria malazeze për aksionin famë keq “Fluturimi i Shqiponjës” ku në vitin 2006, nga policia malazeze u arrestuan dhe u torturuan 18 shqiptarë me një akuzë krejtësisht të montuar dhe motivuar anti shqiptare, që për qëllim kishin friksimin e shqiptarëve dhe inicimin e shpërnguljes së tyre nga trevat e tyre shekullore.

As Rama e As Thaçi nuk morrën mundin që sivjetë në 70 vjetorin e masakrës së Tivarit, ku nga komunistet jugosllavë u pushkatuan pabesisht mbi 4000 shqiptar, të benin homazhe dhe të kerkonin nga qeveria malazez lejen për ngritjen e një pllake përkujtimore ne vendin e quajtur ndërtesa e Monopolit të Duhanit.Nuk e di nese Rama dhe Thaçi, i kanë parë qindra shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova në të ashtuquajturin Lama e punëtorëve, apo më mire të themi të skllavëve në të dy anët e rrugës nga ka kaluar ekskorda e tyre, që mundohen ta sigurojnë kafshatën e gojës me punë të rënda e pa kushte, të abuzuar dhe të trajtuar si qen.

Natyrisht se para kësaj shfaqje të mjerimit dhe turpit ata edhe kanë mundur që mos ta hedhin shikimin e tyre në drejtim të këtyre njerëzve të cilët më së miri personifikojnë gjendjen e mjerë në vendet e tyre të qeverusura nga soji i politikanëve si Rama e Thaçi. Atëherë cfar u deshka çmimi qytetar nderi për këta dy burra të cilët vetë patën kerkuar nga ,kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka , që tua bëjë këtë “nder”, në vizitat paraprake, të cilin këta do ta varin si medaljon në qafë për qëllime dhe ambicje të tyre personale politike., Rama për tu konfirmuar si lider i shqiptarëve në Ballkan dhe për ta shfrytzuar po ashtu për marketing politik në pragë të zgjedhjeve vendore që do të mbahen në qershor në Shqipëri, dhe në anën tjetër z.Thaçi në rrugën e tij të permbushjes së ambicjes politike për tu bërë president i Kosovës.Epo me këtë rast edhe unë dua ta ndaj këtë lajm me ju. Me kerkesën time, Madakaskari edhe mua do të më shpallë qytetar nderi.Dhe me këtë rast përgëzoj gjithë “qutetarët” e Kosovës. Na koftë përhajr.

Bota Sot