Jetlir Kovaçi shoqërues dhe ciceron në Stamboll

April 21, 2015   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Jetlir-Kovaci-Stamboll’’Lajme nga Ulqini’’ ishte për vizitë disa ditore në Turqi, pikërisht në Stamboll, ku patem një eksperiencë shumë të bukur dhe të paharruar. Fillimisht kontaktuam me studentin tonë nga Ulqini, Jetlir Kovaçi i cili studion në Fakultetin e Arkitektures në Universitetin Teknik të Stambollit. Jetliri përveç studimeve dhe atkiviteteve të ndryshme që merret në fushën e arkitektures, artit dhe dizajnit , me raste punon edhe si shoqërues i turistëve ku i ndihmon dhe i shoqëron ata si ciceron, e më shumë turistët shqiptarë që vijnë nga Shqipëria, Kosova apo edhe nga Ulqini. Jetliri ishte poashtu shoqëruesi jonë për disa ditë, i cili na mundësoi që të kalojmë një pushim më të bukur dhe për ato ditë të vizitojmë vendet më të bukura dhe më të rëndësishme të Stambollit. Ai na shpjegonte për historinë e Stambollit që nga Perandoria Romake, Bizantine, Perandoria Osmane e deri më sot, për ndërtesat e shumëllojshme që ndodheshin përreth si nga ato historike poashtu edhe nga ato moderne dhe për monumentet e shumta historike që ndodhen në këtë qytet të lashtë.

Jetlir-Kovaci-Stamboll-1

Duke përmendur vetëm disa prej tyre si Hagia Sophia e cila njihet si vepra më e madhe dhe më e rëndësishme e kohës së Perandorisë Bizantine, e cila është përdorur si kishë për 916 vite, që nga koha që është ndërtuar në vitin 537 deri në kohën kur Stambolli është pushtuar, ku me pas është perdorur si xhami per 481 vite deri ne vitin 1934 dhe me pas nga viti 1935 e deri me sot eshte e hapur si muze, të cilin vizitorët e adhurojnë si kryeveper e pakrahasueshme të arkitektures. Xhamia Sultan Ahmet, apo e njohur edhe si Xhamia Blu e cila është ndërtuar në vitet 1609-1616, është xhamia më madhështore e Stambollit. Edhe pse shumë xhami të tjera janë ndërtuar pas saj, asnjë nga ato nuk ka arritur në madhësinë dhe elegancen e dekorimeve të kësaj xhamie. Hippodrome, sot i quajtur sheshi Sultanahmet është zemra e qytetit të vjetër. Topkapi Palace, si qendra administrative, për gati 400 vite, e Perandorisë Osmane, e cila ka qenë një ndër perandoritë më të mëdha botërore, është poashtu ndër vendet më të rëndësishme për t’u vizituar në Stamboll dhe renditet ndër muzetë më të vizituara në Turqi me një numër prej më shumë se 2.5 milion vizitorë në vit.

Jetlir-Kovaci-Stamboll-2

Si këto dhe shumë e shumë të dhëna të tjera na shpjegonte Jetliri duke vizituar monumentet më të rëndësishme të Stambollit, monumente këto të mbetura nga kultura të ndryshme të cilat e karakterizojnë këtë qytet. Përveç monumenteve dhe vendeve historike, kemi pasë mundësinë të vizitojmë edhe ato moderne. Poashtu, duam të cekim që ciceroni Kovaçi përdorte gjuhën turke njësoj si gjuhën shqipe, prandaj nëse udhëtoni për në Stamboll, mos harroni ta kontaktoni ciceronin nga Ulqini, arkitektin e ardhshëm Jetlir Kovaçi, të cilin ne e kemi adhuruar shumë dhe më këtë rast duam ta falenderojmë shumë.

Jetlirin mund ta kontaktoni përmes e-mail-it: jetlirkovaci@gmail.com ose nga facebook (Jetlir Kovaçi).