Komuna Ulqinit shpall listën e borxhlive tatimor

May 6, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Komuna Ulqinit shpall listën e borxhlive tatimorKliko në Foto për Link
Administrata lokale në Ulqin ka publikuar Regjistrin e debitorëve – borxhlive tatimor, të cilët kanë më shumë se 1000 euro detyrim Komunës së Ulqinit për tatimin në patundshmëri, raporton portali Ul.info.

Nga Komuna kanë thënë se në periudhën e ardhshme do të ndërmarrin masa më të rrepta për pagesën e këtij tatimi, sidomos nga, të ashtuquajturit, uikendistat.

Aksioni do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme, e është filluar me pagesën e detyrimit nga të punësuarit në administratën lokale.

Borxhi i përgjithshëm vetëm mbi këtë bazë i tejkalon gjashtë milion euro, afërsisht aq sa është realizuar vitin e kaluar buxheti i kësaj vetëqeverisje lokale.

Lista mund të shihet në këtë faqe:

http://opstinaulcinj.com/upload/document/porez20150506.pdf