Sharmi i Ulqinit josh kosovarët për pushime – Video

May 6, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Fatmir Gjeka në panairin e turizmit ne PrishtinQytetarët e Kosovës edhe sivjet destiancaion kryesor të pushimeve pritet që ta kenë Ulqinin, kështu, tha kryetari i kësaj komue Fatmir Gjeka në panairin e turizmit.  Ai tregoi se kanë bërë përgatitjet adekuate në të gjitha sferat që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit.

“Qindra mijëra turistë kanë vërshuar Ulqinin në ditët e para të majit dhe presim që  gjatë tër verës të ketë numër të mjaftueshëm të turistëve sidomos aty nga Kosova, të cilët  tashmë bëjnë turizëm tradicional në Ulqin, të cilin e vlerësojnë se të tyrin”, tha Gjekaj.

Ai beson se nuk kanë nevojë të bëjnë marketing të madh në Kosovës, sepse tashmë qytetarët janë të njohur me bregdetin, ofertat dhe të gjitha çfarë ofrojnë.

Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit Zana Hollaj Servan, tha se kosovarët edhe sivjet destinacion kryesor për pushime do ta kenë Ulqinin e cila ofron atraksione të shumta.

Edhe ish kryetari e ish ministri Gëzim Hajdinaga, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të pushojnë në Ulqin, të cilën e kanë edhe si ëmbëlsirë.

E Selatin Gjeloshi, nga hoteli Mediteran, tregoi për portalin “Toskanapress.info” se kanë bërë përgatitje dhe invetsime adekuate për pushuesit që zgjedhin këtë hotel për të pushuar.  Ai tregoi se kanë kapacitete në numër të mjaftueshëm për akomodim.

Ndërsa për çmimet tha se janë të arsyeshme dhe më të lira se në vendet e rajonit.

Besim Toska

Toskanapress.info