Muhamed Spuzha: “Tani do të flasë unë”

May 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Muho-Spuza-Ulcinj-DPSAnëtarët e rebeluar të PDS-së së Ulqinit kanë paralajmëruar se ditët e ardhshme do të organizojnë konferencë për shtyp në të cilën do të flasin mbi arsyet për të cilët kërkuan shkarkimin e kryetarit të KK-së Loro Nrekiq.

Anëtarët e KK Muhamed Spuzha dhe Arijan Lamoviq këtë informatë e vërtetuan për gazetën “Dan”. “Çdo gjë që kam për të thënë mbi ndodhitë në parti do ti them haptas para gazetarëve, me emër dhe mbiemër. Duroni edhe disa ditë, të gjithë do të jeni të njoftuar”, tha Spuzha, raporton portali Ul.info.

Përndryshe, në vërejtjet e disa anëtarëve të KK-së se ai edhe më herët i tha informatat gazetarëve, Spuzha në mbledhjen e këtij organi të martën ka thënë se kjo nuk është e vërtet. “Tani do të flasë unë”, tha ai duke kritikuar rëndë drejtuesit e PDS-së në Ulqin.