OT e Ulqinit merr pjesë në Lukavac dhe Shkup 07 – 09 Maj

May 8, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizata-Turistike-e-Ulqinit-ne-Lukavac dhe Shkup.20015Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese edhe ne panairet e Lukavacit dhe Shkupit te cilet mbahen prej 7 deri me 9 maj dhe ate ne bashkepunim me Organizaten Nacionale te MZ, Ministrine e turizmit dhe organizatat lokale te Budves, Tivarit, Tivatit, Kotorit.

Panairi I Lukavcit eshte njeri nder me te rendesishmit ne Bosnje I cili eshte treg shume I rendesishem per Ulqinin, ku edhe numri I mysafireve rritet per cdo vit e me shume. Binjakezimi dhe partneriteti qe eshte bere vitin e kaluar me kete qytet kishin nje vlere dhe rendesi te madhe per vendin tone te cilet kane kontribuar qe edhe delegacioni I Ulqinit te pritet ne nje nivel shume te larte. Ne stenden e Ulqinit dhe Tivatit numri I vizitoreve ishte shume I madh por edhe interesimi qe eshte treguar per oferten turistike per vitin 2015 ishte me I madh se sa e kemi pritur. Gjate dites se pare perfaqesuesit e Organizates turistike I vizituan nenkryetari I Komunes se Lukavacit z.Mahmutoviq, drejtori I panairit z.Nuhanoviq, si dhe ansambli folklorik “Devetak” te cilet ishin mysafire tane gjate manifestimit Dolcinium International Festival. Prej afaristeve qe jane prezenet ne kete panair jane hoteli Mediteran dhe agjensioni In Montenegro te cilet paten mundesine te takohen me klijente te interesuar per nje bashkepunim me Ulqinin.

Organizata-Turistike-e-Ulqinit-ne-Lukavac dhe Shkup.20015-1

Ne panairin e Shkupit Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese per te paren here, pasi qe edhe numri I turisteve nga Maqedonia eshte ne rritje, keshtu qe mund te themi qe edhe tregu I Maqedonise ka nje rendesi te madhe per ne. Ne kete panair kemi prezent edhe hotelin Mediteran dhe hotelin Grand te cilet poashtu paten mundesine te takohen me agjensione dhe klijente te interesuar. Edhe ketu interesimi ishte I madh per vendin tone, ku me teper eshte kerkuar oferta per akomodime si ato hotelijerike por edhe per akomodime private, per plazhe, per jeten e nates etj.

Shpresojme qe promovimi I ofertes turistike dhe pjesemarrja jone ne keto panaire te cilet po mbahen para sezonit turistik do te ndikojne ne rritjen e numrit te turisteve nga keto vende sepse edhe numri me i madh fjetjeve realizohen nga vendet e rajonit.

Sherbimi i OT Ulqin