NHT “Riviera e Ulqinit”: Sezoni filloi më mirë se vjet

May 21, 2015   | Turizmi / Turizam

ULCINJSKA RIVIJERA CRNA GORADrejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hoteliere- turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se objektet e kësaj kompani për momentin janë të mbushur në nivelin e dyzet për qind, gjë që është, siç tha ai, rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar. “Në varësi të objektit prej 20 deri në 50 për qind. Në hotelet në Plazhin e madh edhe në ishullin Ada në deltën e lumit Buna, mysafirët janë nga Europa e mesme, Gjermania, por edhe nga vendet e rajonit”, tha ai për “Novosti”.

Sipas fjalëve të tij, mysafirë ditët e ardhshme do të ketë më shumë. “Moti i bukur, plazhet tona unike dhe çmimet më të ulëta në objektet hotelerike-turistike kanë bërë që sezoni të nis mirë. Shpresoj se kështu do të vazhdojë dhe se kjo verë do të tejkaloj të kaluarën sipas vizitës dhe fjetjeve të realizuara”, shtoi Zec.

TVCG