Qeveria e Malit të Zi: 5 milion euro për investime në infrastrukturën e kanalizimeve

June 8, 2015   | Politika

qeveria e malit te ziQeveria e Malit të Zi dha pëlqimin për vazhdimin e realizimit të projekteve të infrastukturës komunale të cilat financohen nga mjetet e Bankës Evropiane për Investime.  Vlera në shumën prej 14.6 milion euro do të shkojë për 5 Komuna në Mal të Zi ku Komuna e Ulqinit do ketë shumën më vlerë prej 5 milion euro. Ky investim do shkojë për rregullimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjet Kodra, Totoshi, Mali i Bardhë , Bratica.

Pas përfundimit më sukses të dokumentacionit në një periudhë mbi 3 vjet së shpejti do hapet tenderi ndërkombëtar për kryerjen e punimeve si dhe investimi pritet në fund të vitit 2015.

Komuna e Ulqinit më këtë investim , hyn në axhendën e projekteve dhe fondeve ndërkombëtare që sigurojnë  zhvillimin e infrastukturës komunale  si garant i zhvillimit dhe perspektivës për qytetin dhe qytetarët e tij.

Komuna Ulqinit