Rrezart Cungu ne Davis Cup reprezentacionin e Malit te Zi

June 9, 2015   | Sporti / Sport

Rrezart-Cungu -FITUES-POGORICA-OPEN-2015-3Sot ne Podgoric u mbajt ndeshja kualifikuese per Davis Cup reprezentacionin e Malit te Zi.
Pas 3 ore e 10 min loje, Rrezarti fitoi kunder lojtarit nga Podgorica , Pavle Rogam me {6/7, 6/3,6/3}, i cili ishte kundershtar i drejtperdrejte per pjesmarrje ne Davis Cup reprezentacionin e Malit te Zi. Keshtu Rrezart Cungu per her te pare do te jete njeri prej kater anetareve qe do te perfaqesojne Malin e Zi ne kete turne.
Turneu Davis Cup do te mbahet ne San Marino, prej dates 15.-18.07.2015, ku do te marrin pjese 13 reprezentacione ( Shqiperia, Armenia, Qipro, Estonia, Georgia, Greqia, Islanda, Liechtensteini, Maqedonia, Malta, Mali i Zi, Norvegjia dhe San Marino)

Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin